• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Populistët nuk do t’i fitojnë zgjedhjet evropiane

by Java News
16/04/2019 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ivan Krastev/

Politika ka nevojë për momente dramatike. Zgjedhjet janë një formë terapie, me të cilën qytetarët përballin frikërat e tyre më të thella, por edhe binden se munden të shmangin katastrofën.

“Me afrimin e momentit të zgjedhjeve”, vërente filozofi Alexis de Tocqueville gjatë udhëtimeve të tij në SHBA në fillimet e Tetëqindës, “intrigat bëhen më aktive, acarimi më i gjallë dhe i zgjeruar.

I gjithë vendi bie në një gjendje ethesh. Eshtë e vërtetë që, sapo fati të ketë vendosur, kjo nxehtësi do të zhduket, gjithçka do të qetësohet”.

Nëse Tocqueville kishte të drejtë, atëherë Bashkimi Evropian po transformohet në një demokraci të vërtetë. Zgjedhjet për parlamentin evropian për herë të parë po prodhojnë një fibrilacion, që zakonisht u rezervohet zgjedhjeve brenda shteteve. DY muaj nga votimet, shumica e evropianëve është e bindur se po ndodh diçka e rëndësishme. Po kush do të përfitojë kur fushata elektorale të ketë mbaruar? Eshtë herët për ta thënë.

Për momentin, politikanët kanë arritur të bindin shumicën e njerëzve se Evropa është në prag të katastrofës, por duhet ende t’i bindin se katastrofa ende mund të shmanget.

Zemërimi që ndez jelekëverdhët është i përhapur në shumë shtete të BE, por zgjedhjet nuk do të jenë një përsëritje e referendumit të Brexit, për një arsye të thjeshtë: asnjë parti e madhe populiste sot nuk kërkon daljen nga BE apo nga Euro.

Një sondazh i kohëve të fundit i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe nga YouGov, tregon se nuk ka një ndarje të qartë mes europeistëve dhe nacionalistëve.

Ka katër kategori qytetarësh. E para është ajo e desperados, të bindur se si Unioni, ashtu edhe shtetet-kombe janë në kolaps.

Eshtë grupi me më shumë njerëz në shumë shtete, por nuk janë domosdoshmërisht pjesë e atyre që do të shkojnë të votojnë. Pastaj janë europianët e bindur se “gjërat janë më mirë se sa duken”: mendojnë që, pavarësisht gabimeve, si BE ashtu edhe shtetet-kombe funksionojnë.

Më pas janë mbështetësit e Brukselit (të pranishëm mbi të gjitha në Evropën qendrore dhe jugore): për ta, Unioni ecën mirë, ndryshe nga qeveritë e shteteve.

Në fund janë nacionalistët, që janë pakicë: besojnë se Evropa është problemi. Katër grupet janë të shpërndarë në mënyrë jo uniforme mes shteteve.

Shumë europeistë druhen se polarizimi shkon në favor të së djathtës populiste, dhe që kryeministri hungarez Viktor Orban dëshiron të transformojë zgjedhjet në një referendum për temën e imigrimit. Por kjo frikë është e ekzagjeruar. Plani i Orbanit nuk do të funksionojë, për tre arsye.

E para është se, imigrimi nuk është shqetësimi parësor në shumicën e vendeve. Mesazhi i Orbanit funksionoi në 2015, sepse njerëz që nuk kishin parë kurrë një refugjat në jetën e tyre, shihnin përditë në lajme mijëra njerëz që kalonin kufijtë.

Sot nuk është kështu. Numri i imigrantëve të rregullt që kanë hyrë në Evropë në 2018 është i njëjtë me numrin e turistëve që vizitojnë Athinën, në një ditë çfarëdo gushti.

Edhe në Evropën qendrore, imigrimi ka humbur rëndësi. Sipas sondazhit polakë, hungarezë dhe rumunë janë më të shqetësuar për korrupsionin. Dhe në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki, zgjedhësit e trembur nga korrupsioni kanë më shumë dëshirë për të votuar, se sa të tjerët.

Ndryshe nga sa mendohet, zgjedhjet në Sllovaki, Poloni dhe Rumani mund të sjellin lajme të mira për europeistët. Sipas sondazheve, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka kuptuar më mirë se sa Orban, se cilat çështje u interesojnë më shumë banorëve të Evropës qendrore.

Arsyeja e dytë pse gjërat kanë ndryshuar në krahasim me vitin 2015, është se në Evropën e sotme, asnjë parti e rëndësishme nuk mbështet politika të hapjes së kufijve. “Kufiri është liri në siguri”, ka shkruar Macron në letrën drejtuar evropianëve, duke propozuar krijimin e një Këshilli Evropian për sigurinë e brendshme, që do të bëjë “kontrolle të rrepta në kufij”.

Arsyeja e tretë është se fushata elektorale mbi imigrimin e Orbanit do të dështojë, për shkak të sekretit më mirë të fshehur të Evropës së sotme: fakti që në Evropën qendrore dhe jugore, emigrimi shqetëson më shumë se sa imigrimi. Afro 3.4 milionë rumunë kanë lënë vendin e tyre për në Evropën perëndimore në 8 vitet pas hyrjes së Rumanisë në Bashkimin Evropian, në vitin 2007.

Dhe numri i hungarezëve që kanë emigruar pas ardhjes në pushtet të Orbanit, është më i lartë se sa numri i atyre që ikën pas shtypjes së revoltave nga ushtria sovjetike në 1956.

Fakti që populistët e djathtë qeverisin një pjesë të Evropës qendrore ka përforcuar dëshirën për të emigruar. Prandaj, sfidat janë dy: të mos lejojnë që lëvizshmëria në Evropë të jetë një lëvizje me një drejtim nga lindja në perëndim dhe të kompensojnë shoqëritë e Evropës qendrore, për investimet në arsimimin e qytetarëve që shkojnë në Gjermani apo në Francë. Por për këtë problem, populistët nuk flasin.

  • Ivan Krastev është Drejtor i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje. (Bota.al)

Next Post
Ruçi në Itali: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Ruçi në Itali: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In