• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pompeo nuk i ndahet Kinës: Ka prova se virusi doli nga laboratori në Wuhan

by A R
04/05/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ekziston “një numër i konsiderueshëm i provave” që dëshmojnë se koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez.

Sidoqoftë, Pompeo nuk e kontestoi vlerësimin e agjencive të inteligjencës amerikane që virusi nuk ishte i krijuar nga njeriu.

Si Pompeo, ashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë kritikuar ashpër Kinën, duke akuzuar për mungesë të transparencës.

“Ka një sasi të konsiderueshme të provave që virusi doli nga ai laboratori në Vuhan” i tha Pompeo stacionit televiziv amerikan ABC, dje më 3 maj.

Koronavirusi i ri u paraqit për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar. Deri më tani nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi kanë vdekur më shumë se 247,000 njerëz në të gjithë botën, përfshirë më shumë se 67,000 në Shtetet e Bashkuara.

“Ekspertët më të mirë deri më tani, duket se mendojnë se ishte bërë nga njeriu. Unë nuk kam asnjë arsye të mos besoj se në këtë pikë”, ka thënë Pompeo.

Kur u pyet lidhur me vlerësimin e agjencive të inteligjencës amerikane, se virusi nuk është bërë nga njeriu, Pompeo u tërhoq duke thënë “Unë e kam parë atë që ka thënë komuniteti i inteligjencës. Nuk kam asnjë arsye të besoj se ata kanë gabuar”.

Raporti i 30 prillit nga zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare thoshte se pajtohej me “konsensusin e gjerë shkencor” se sëmundja nuk ishte e krijuar nga njeriu.

Pompeo akuzoi Kinën për bllokimin e hyrjes së hetuesve ndërkombëtarë në laboratorët kinezë.

“Ne po mundohemi të dërgojmë një ekip atje, Organizata Botërore e Shëndetësisë po përpiqet të ketë një ekip atje”, tha Pompeo, duke shtuar se “askush nuk lejohet të shkojë në këtë laborator [Vuhan] ose ndonjë laborator tjetër”.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për sqarim të komenteve të Pompeos.

Kina i ka mohuar akuzat duke thënë se SHBA-ja nuk kishte asnjë provë që virusi doli nga laboratori në Vuhan.

Presidenti Trump tha më 30 prill se ai ishte i sigurt se virusi mund të ketë origjinën në një laborator kinez të virologjisë, por ai nuk pranoi të paraqesë më shumë detaje.

Disa zyrtarë amerikanë, kanë thënë se besojnë se virusi ose u është transmetuar tek njerëzit përmes kontaktit me kafshët e egra në një treg mishi në Vuhan, ose mund të dalë aksidentalisht nga një prej dy laboratorëve në Vuhan që besohet të jenë të përfshirë në kërkimet civile për rreziqet e mundshme biologjike.

/a.r

Next Post
Të kapur për dore dhe me vështrime të ëmbla, Dembacaj ndan tjetër foto me Mark Frrokun

Të kapur për dore dhe me vështrime të ëmbla, Dembacaj ndan tjetër foto me Mark Frrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In