Një grup prej 5 polumbarësh të Forcës Detare kryen të enjten operacionin e kërkimit të një të mbyturi pranë fshatit Mifol në Qarkun e Vlorës.
Sipas zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pas 4 orë kërkimesh u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit Denis Gjoka nga ujërat e Lumit Vjosë në afërsi të fshatit Mifol.
27 vjeçari Denis Gjoka banues në Fier, është futur për t’u larë në lumë pranë fshatit Novoselë, por nuk ka dalë më në breg. (java / r.a)