• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polonia ndihmë direkte për të prekurit nga përmbytjet në Shqipëri

by Java News
27/11/2018 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta nuk përmendet prej modestisë, por Caritas-i polak është një nga strukturat më afër me problematikat shqiptare. Dhe, nuk është habi që kohët e fundit  Caritas-i polak  (Caritas Poland)ka destinuar 110.000 Euro, të mbledhura nga dhurimet speciale të Polakëve në ndihmë të të prekurve nga përmbytjet e dy viteve të fundit në Shqipëri. Kjo ndihmë  është, veç të tjerash, përgjigje e angazhimeve të qeverisë polake  gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Varshavë më 6 dhjetor 2017.  Ndihma e Caritas-it polak mbërriti te 130 familje shqiptare.

Projekti i  ndihmës polake  ka qenë i ndarë në dy etapa. Etapa e parë u përmbush në rajonin e Shkodrës, ku u ndihmuan familje të prekura nga fatkeqësitë natyrore në formën e materialeve të ndërtimit për të riparuar shtëpitë e përmbytura. Ndihma u materializua mes të tjerash në  formën e blerjes së materialeve të ndërtimit, mobiljeve dhe artikujve të përdorimit bazë.

Etapë tjetër e ndihmës ka qenë blerja e  pajisjeve elektroshtëpiake (pjesërisht të prodhuara në Poloni) për familje nga zona e Kamzës, të cilat kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve. Për familjet në këtë zonë u dhuruan 70 frigoriferë, 75 lavatriçe,  20 soba elektrike dhe me gaz,  kaloriferë, hekura etj.  Artikujt me etiketën Caritas Polska iu dhuruan familjeve në nevojë.  Listën e nevojave e patën përgatitur me kohë  priftërinjtë polakë me mision në Shqipëri, në bashkëpunim me Caritas-in shqiptar.

Në ceremoninë e  dorëzimit të ndihmës ishin të pranishëm  Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu,  përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, përfaqësues të Caritas Albania, Famullitari i kishës Shën Gjon Pali II në Bathore, Ati  Andrzej Michon si dhe Ambasadori i  Republikës së Polonisë në Tiranë, Karol Bachura.

Dorëzimi i  ndihmës nga Caritas Poland koincidon me momentin e bukur të festës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor, por edhe me afrimin e festave të Fundvitit, rast, pra i mirë, për të festuar dhe qenë me shpirt pranë  njerëzve në nevojë.

Next Post
Grada ‘Komisar’, zhvillohet për herë të dytë konkursi në polici

Dërgohet në Gjykatë testi i gradës “Komisar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In