• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Polonia miraton ligjin: Ne nuk jemi bashkëfajtorë me nazistët

by Java News
01/02/2018 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre milionë hebrenj të Polonisë rezultojnë të zhdukur gjatë Holokaustit. Plot 6 milionë është numri i hebrenjve të vrarë gjatë përpjekjes më famëkeqe për shfarosjen e një populli të tërë. Varshava e ka kundërshtuar me kohë përdorimin e shprehjeve të tipit “kampet polake të vdekjes”, të cilat sugjerojnë në njëfarë mënyre se vendi ka ndarë përgjegjësinë për ekzistencën e kampeve të tilla të tmerrshme si “Auschëitz”-i

Në një lëvizje që e vendos vendin në kurs përplasjeje me Izraelin, Senati i Polonisë miratoi legjislacionin e shumëdiskutueshëm që e bën të paligjshëm akuzimin e polakëve për bashkëfajësi në Holokaustin nazist.

Ligji e ndalon gjithashtu rreptësisht përshkrimin e kampeve naziste të vdekjes atje si “polake”. Për një rast të tillë përcaktohen gjoba, ose dënim maksimal me 3 vite burg.

Propozimi solli gjatë fundjavës përplasje të ashpra mes Varshavës dhe shtetit hebre, që e akuzon Poloninë se po përpiqet të ndryshojë historinë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli që drafti të rrëzohej, me argumentin se historia nuk mund të ndryshojë e Holokausti nuk mund të mohohet.

Të mërkurën, edhe një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit i bëri thirrje ekzekutivit polak ta rishqyrtonte nismën polemizuese, duke i treguar se Uashingtonin e shqetëson fakti që ky legjislacion mund të minojë lirinë e fjalës e të thellojë ndasitë diplomatike.

Presidenti polak Andrzej Duda u përgjigj përmes një interviste televizive, ku la të kuptohet se në këtë pikë nuk kishte më kthim mbrapa dhe se vendi i tij ka të gjithë të drejtën të mbrojë “të vërtetën historike”.

Tre milionë hebrenj të Polonisë rezultojnë të zhdukur gjatë Holokaustit. Plot 6 milionë është numri i hebrenjve të vrarë gjatë përpjekjes më famëkeqe për shfarosjen e një populli të tërë. Varshava e ka kundërshtuar me kohë përdorimin e shprehjeve të tipit “kampet polake të vdekjes”, të cilat sugjerojnë në njëfarë mënyre se vendi ka ndarë përgjegjësinë për ekzistencën e kampeve të tilla të tmerrshme si “Auschëitz”-i, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mësuesit, testimi për punësim në sistemin parauniversitar

Shtesat mbi pagë, data kur do të testohen mësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In