• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Polonia kundër Trump për rikthimin e Rusisë në G7

by A R
03/09/2019 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kundërshtoi një propozim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta rikthyer Rusinë në G7, apo grupin e vendeve më të industrializuara, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme, marrë parasysh “pushtimin e territorit të Ukrainës nga Rusia”.

“A duhet të kemi qasje të zakonshme ndaj Rusisë? Mendoj që jo, në rrethanat ekzistuese”, tha Duda në një konferencë për media me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, në Varshavë.

Riintegrimi i Rusisë në G7 i ka ndarë udhëheqësit e grupit në samitin e javës së kaluar në Francë.

Rusia është përjashtuar nga grupi, që më parë është njohur si G8, pasi ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Por, Trump, i cili do të jetë nikoqir i samit të G7-ës vitin e ardhshëm, tha se do ta ftonte Rusinë në takim.

Ky propozim u mbështet nga Franca, por u kritikua nga Britania dhe Gjermania. Polonia nuk është anëtare e G7-ës.

Duke folur përkrah Dudas, Pence u shpreh me një ton tjetër dhe tha se është e rëndësishme që “të qëndrohet vigjilent” ndaj Rusisë.

Ai e akuzoi Moskën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.

Polonia ka kultivuar lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara, të cilat i konsideron si garantuese kryesore të sigurisë së saj brenda aleancës së NATO-s.

(REL) / a.r

Next Post
Pushimet përfunduan, por ja si ta ruani ngjyrën e plazhit

Pushimet përfunduan, por ja si ta ruani ngjyrën e plazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In