• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Polonia financon në zhvillimin profesional në Shqipëri

by S T
16/12/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polonia mbështet zhvillimin profesional të teknikëve të protetikës në Shqipëri dhe financon proteza të gjymtyrëve

Në datën 9 dhjetor, i ngarkuari me punë chargé d’affaires i Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë, Wojciech Unolt,  dorëzoi në formë ceremoniale certifikatat e përfundimit të trajnimit profesional për teknikët e protezave, të realizuar në kuadrin e programit të ndihmës për zhvillim “Ndihma Polake”, në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara “Shpresa për Jetën”.

Trajnimi profesional, i parashikuar në kuadrin e  projektit, u zhvillua nga një specialist i njohur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që zotëron licencë ndërkombëtare nga ISPO (Shoqata Ndërkombëtare për Protezat dhe Ortezat), Profesor Irfan Murtezani nga Maqedonia e Veriut.

Zhvillimi i këtij trajnimi synonte të adresonte problemin e mungesës së theksuar të specialistëve, që zotërojnë kualifikime për prodhimin e protezave të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, në Shqipëri. Mungesa e një shkolle të specjalizuar, e një programi universitar të veçantë, apo e një institucioni të licencuar, që do të ofronte trajnime ose certifikime për teknikët e protezave, si dhe e instruktorëve të kualifikuar dhe të licencuar; i zvogëlon ndjeshëm mundësitë për rritjen e numrit të specialistëve, në këtë fushë, dhe zgjat procesin e marrjes në dorëzim të protezave për personat, pas amputimeve të gjymtyrëve.

Në Shqipëri, në shumicën e rasteve, amputimet e gjymtyrëve ndodhin tek ata persona që vuajnë nga pasoja të ndërlikimeve të diabetit, si dhe për shkak të aksidenteve rrugore, të aksidenteve në vendin e punës, dhe të atyre që lidhen me materiale shpërthyese. Problem nuk përbën vetëm mungesa e teknikëve të protezave, por edhe mungesa e mbështetjes sistematike për personat me gjymtyrë të amputuar. Mungesa e mundësisë së rimbursimit për kostot e protezave, i vendos personat më të varfër në një situatë të vështirë, pasi blerja e një proteze është shpesh përtej mundësive të tyre financiare. Pa patur proteza të një cilësie të lartë, personat më të varfër, me gjymtyrë të amputuar, nuk kanë mundësi reale t’i kthehen aktivitetit të tyre profesional, gjë që mund të rezultojë në thellim të varfërisë dhe probleme të shëndetit mendor.

Shoqata Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara “Shpresa për Jetën” ka krijuar një qendër rehabilituese dhe një strukturë të prodhimit të protezave në Tiranë, për personat me gjymtyrë të amputuara; veçanërisht ata nga shtresat më të varfra dhe më të margjinalizuara. Qendra ofron gjithashtu mbështetje psikologjike, për personat me gjymtyrë të amputuara dhe këshillim për karrierën profesionale. Që nga themelimi i saj në vitin 2011, kjo qendër ka siguruar proteza për 150 persona. Qendra aktualisht ka në evidencë një listë pritjeje prej 320 individësh, që nuk janë në gjendje ta financojnë vetë këtë shpenzim. Shoqata e realizon misionin e saj në kushtet e mungesës totale të financimeve nga institucionet qeveritare, dhe mbështetet vetëm në donacione nga fondacione, organizata, misione diplomatike dhe subjekte private.

Ambasada Polake në Tiranë, në kuadrin e projektit, ofroi gjithashtu mbështetje monetare për Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara “Shpresa për Jetën”, duke financuar prodhimin e 15 protezave të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, për njerëzit më në nevojë nga komuniteti lokal. (Ambasada Polake)

 

 

 

 

Next Post
Kuvendi seancë maratonë, shqyrtohet në parim projekt-buxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

Çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK për Ballukun? Hapat që ndjek Kuvendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In