Polonia do të jetë vendi i parë i NATO-s që do të furnizojë Ukrainën me avionë ushtarakë.
Presidenti polak Andrzej Duda njoftoi dërgimin e avionëve MiG-29 në vendin e sulmuar ushtarakisht nga Rusia më 24 shkurt 2022.
Së pari, brenda pak ditësh ne do të dërgojmë katër nëse më kujtohet mirë avionë plotësisht funksionalë në Ukrainë. Të tjerë janë nën mirëmbajtje dhe do të dërgohen më vonë.
Polonia është anëtarja e parë e NATO-s që furnizon Kievin me avionë ushtarakë, e cila prej disa kohësh u kërkon atyre ndihmë kundër Forcave të Armatosura të Moskës.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë të Aleancës Atlantike, kanë refuzuar kërkesën e Ukrainës për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm me Rusinë.
Polonia planifikon të zëvendësojë MiG-29 të prodhimit sovjetik që po dërgon në Kiev me avionë ushtarakë më të avancuar amerikanë dhe koreanë.
/a.r











