Procesi gjyqësor i një shtetasi bjellorus, i akuzuar për spiunazh në favor të vendit të tij, i cili mund të dënohet për këtë veprim deri në 10 vite burg, ka nisur sot në Varshavë, njoftoi sot agjencia polake e lajmeve, PAP.
”Juri K. (ligji polak e ndalon dhënien e identitetit të personit të akuzuar) u arrestua në pranverën e vitit 2014 në Bydgoszcz (veri) duke fotografuar baza ushtarake polake”, referuar PAP-it.
I akuzuari ka kërkuar pafajësinë.
“Jam i pafajshëm. Ky proces është stisur në tërësinë e tij nga Agjencia e Sigurimit të Brendshëm (ABW), kundërspiunazhi polak”, u shpreh ai për median, para fillimit të procesit gjyqësor i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Gjatë viteve të fundit, shërbimet polake kishin zbuluar disa raste të spiunazhit në favor të Bjellorusisë fqinje.