• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pollo: Paketa McAllister bazë e mirë por…

by A R
15/05/2017 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD kërkon të marrë pjesë në zgjedhje, por do garanci minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kështu u shpreh deputeti i PD, Genc Pollo në studion e lajmeve të Ora News.

Pas vizitës së zyrtarit amerikan Yee, Pollo u shpreh se shpreson që në këto 24 orë të ketë një negociatë mes palëve. Ai tha se paketa e ofruar  nga McAllister është një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim.

Pollo tha gjithashtu se protesta e 13 majit ishte një test për opozitën.

Pjesë nga intervista

Pollo: Opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, por me garanci minimale që këto zgjedhje të jenë normale dhe nëse kjo gjë është e mundur le ti japim kësaj mundësie shansin për tu realizuar.

Pyetje: Çfarë nënkuptoni ju me garanci minimale se deri tani të gjitha kërkesa tuaja i kanë konsideruar kërkesa maksimale…

Pollo: Kjo varet se ku e vë vizën, po ta vësh më lart e bën më maksimale po ta vesh më poshtë e quan relative, kjo është një çështje që nuk është e shkruar në gur. Por një qeveri që është e formuar në atë mënyrë që i bind të gjithë, përfshi edhe skeptikët, por në mënyrë të arsyeshme jo të ekzagjeruar, një qeveri që nuk do të interferojë në procesin zgjedhor dhe kjo e sotmja nuk është e tillë që të ngjallë besim kjo do e knaqte opozitën dhe elaborimi i të gjitha mundësive për të future elektronikën në të gjitha hallkat e votimi, idenfitikimi i votuesit, votimi elektronik, numërimi i votës së hedhur së bashku me mazhorancën dhe aplikimi i asaj që mund të bëhet, do të marri kohën e vetë. Nuk besoj që edhe një socialist i thekur por i sinqetë do ti quante ekstreme dhe asnjë ndonjë ndërkombëtar i pasinqertë do ti quante ekstreme.

Pyetje: Jeni gati të tërhiqeni nga qeveria teknike?

Pollo: Ajo që unë ju thashë është një qeveri teknike e formuluar në mënyrë të tillë që të japë bindjen për shkak të riformulimit, nuk bëhet fjalë për këtë qeveri që është, por e fromuluar ndryshe që të ngjallë besimin që nuk do interferojë në fushatë sic kanë treguar shenjat apo raporti i OSBE në 2015.

Pyetje: A po negociohet në këto momente?

Pollo: Unë shpresoj që të negociohet, shpresoj që cdo përpjekje ndërkombëtare që bazohet në kuptimin objektiv të gjendjes në vend dhe me dëshirën e mirë për të gjetur një zgjidhje do të ishte pozitive. Duhet ta pranojmë që këtu jemi, ka një tentativë, mund të jetë me dëshirën e mirë por mënyra si janë servirur gjerat mund të mos e bëjë shumë të frytshme. Mund të ketë një tentativë tjetër, por nuk di ndonjëgje të madhe vetë dhe nuk e kënaq dot kuriozitetin tuaj dhe të publikut. Nëse mundësia jepet sot dhe nesër për të arritur eksplorimin e arsyeshëm të shtrirë në kohë në mënyrë të arsyeshme të përdorimit të elektronikës në procesin zgjedhor dhe një qeveri që do të përdoret në mënyrë të tillë.

Pyetje: A i garantonte këto paketa McAllister, duke qenë se edhe zoti Yee tha se ishte një ofertë e mirë?

Pollo: Mund të quhej një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim

Pyetje: Çfarë zhvillimi, ishin 4 portofole ministrore, AP, KQZ?

Pollo: Po pra AP, Drejtori i Komunales megjithë respektin që kemi, ishte edhe Presidenti, por Presidenit ska të bëjë me zgjedhjet dhe e dyta sipas kushtetutës dhe një rregulli që është formuar e emëron mazhoranca e ditës. Nëse PD ka ngritur çadrën për të marrë pushtete që nuk i takojnë sipas përfaqësimit që ka në parlament do të tradhëtonte kauzën në një farë mënyrë. PD ka dalë vetëm për zgjedhjet.

Protesta e 13 majit ishte një test

Pollio: PD bëri një test, ftoi popullin të dilte në rrugë. Rezultoi jo vetëm me prani më të madhe, por edhe nga përvoja ime ata që morën pjesë në marshimin e të shtunës ishin edhe më të motivuar./OraNews

Next Post
Këtë fundjave nisi plazhi, por ja si do të jetë moti ditët në vijim

Sot, mot me vranësira mesatare në shtim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In