• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Politologu rus: Mjekët perëndimorë po e mbajnë gjallë Putinin, por fundi i tij është…

by
27/12/2022 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Putini jeton dhe mbretëron nën kujdesin e pandarë të mjekëve të huaj, sipas raporteve të shtypit britanik, duke cituar një politolog rus me kontakte në Kremlin.

Pavarësisht se perëndimi ka vendosur sanksione ndaj presidentit rus  dhe regjimit të tij, mjekët që janë vazhdimisht pranë tij nuk janë rusë, por perëndimorë dhe madje i japin atij trajtimet më të avancuara perëndimore për të trajtuar kancerin nga i cili vuan, thotë Valery Solovey për mediat ukrainase.

Siç raporton gazeta britanike “Mirror”, Solovey theksoi duke folur për kanalin ukrainas në YouTube “Odesa Film Studio”: “Mund të them se pa këtë trajtim “të huaj”, Putini definitivisht nuk do të ishte në jetën publike të Federatës Ruse. Mjekët janë duke përdorur trajtimet më të avancuara që Rusia nuk mund t’i ofrojë… Do të thosha se trajtimi që po kalon është shumë i suksesshëm. Ata e kanë trajtuar shumë mirë”.

“Megjithatë, fundi i tij tashmë është i dukshëm, edhe sipas mjekëve që kanë marrë përsipër trajtimin, sepse asnjë ilaç nuk mund të jetë 100% i suksesshëm ”, shton ai.

Valery Solovey është një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) dhe i diplomuar në një shkollë të specializuar në trajnimin e spiunëve dhe diplomatëve.

Ai ka pohuar prej muajsh se ka informacion të brendshëm për shëndetin veçanërisht të brishtë të Vladimir Putin.

Informacioni i politologut rus del në dritë pasi qeveria e Kievit thotë se Vladimir Putin ” duhet të kthehet në realitet ” duke iu përgjigjur pretendimit të tij se është gati të negociojë me ukrainasit për t’i dhënë fund luftës, shkruan gazeta britanike “Metro”.

Pasardhësit e mundshëm të Putinit

Sipas planit të tij, kur të mos vazhdojë më në pushtet, ai do t’ia dorëzojë frenat e vendit ministrit 45-vjeçar të Bujqësisë, Dmitry Patrushev, i cili konsiderohet një politikan “pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije” në atdheun e tij.

Por Putini i beson verbërisht Dmitrit pasi ai është djali i ndihmësit të tij të lartë të sigurisë, Nikolai Patrushev, shkruan Protothema. 

71-vjeçari Nikolai, një mbështetës i vendosur i Putinit, është një kundërshtar i Perëndimit, ish-kreu i FSB-së (ish-KGB) dhe një arkitekt kryesor i luftës në Ukrainë.

Një tjetër pasardhës i mundshëm i Putinit është Alexei Dyumin, 50 vjeç, ish-truproja i presidentit rus dhe ish zëvendësministër i mbrojtjes.

Të dy burrat u takuan të premten, më 23 dhjetor, kur vizituan një fabrikë të madhe armësh në rajonin Tula të Rusisë perëndimore, ku Alexei është guvernator.

/e.d

Next Post
Vrasja e Pjerin Xhuvanit dy ditë para zgjedhjeve/ Greca dhe fituesi i primareve të “Rithemelimit”, në listën e dëshmitarëve

Vrasja e Pjerin Xhuvanit dy ditë para zgjedhjeve/ Greca dhe fituesi i primareve të "Rithemelimit", në listën e dëshmitarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In