• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Politikë bajate përgojimesh

by
13/06/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorian Koçi

Zgjedhjet lokale kanë shkaktuar një debat dhe reaksion të natyrshëm në jetën politike të vendit. Akoma pa u zgjedhur kandidatët  janë vënë në qendër të vëmendjes për të analizuar çfarëdolloj veprimi apo aksioni politik të pritshëm. Sigurisht që në këto debate nuk ka asnjë gjë të keqe pasi ato janë një pasqyrë e mirë për të mësuar se ç’pret opinioni publik nga kandidatët e përzgjedhur apo se cila do të jetë sjellja e tyre politike në përputhje me projektet dhe premtimet elektorale. Në këtë kontekst është detyra e kandidatëve që herë pas here të japin  intervista ku të shpalosin vizionin e tyre dhe të largojnë çfarëdolloj mjegullnaje që përpiqet të shpërndajë gazetaria e papërgjeshme dhe e porositur në horizont për të kaluarën e tyre dhe sjelljen politike të së ardhmes. Gjithsesi sikur mjegullnaja e akuzave që shkëmbehen  do mbetej deri në spektrin politik do të ishte e kuptueshme pasi dhe kandidatët si përfaqësues politik  nuk mund t’i shpëtojnë tundimit të dyshimeve apo dhe kritikave ndaj tyre, por është për të ardhur keq që debati ditët e fundit po rrëshqet drejt një debati aspak etik dhe profesional.

Në disa shkrime dhe opinione të botuara ditët e fundit është braktisur pothuajse fare profili politik dhe platoformat elektorale që sjellin kanditatët dhe në mënyrë të turpshme po i mëshohet thashethemnajës së zakonshme të akuzve të përbaltjes duke ngatërruar edhe pjesëtarë të familjes, goditje që në stilin ballkanik njihen si burracakëri dhe goditje poshtë brezit. Për më tepër me një cinizëm të paparë që kalon përtej çfarëdolloj norme të etikës ngatërrohen fate njerzore dhe karriera profesionale të së afërmëve të kandidatëve si është rasti i përmendjes së Ajola Xoxës,gruas së kandidatit të PS për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Mirëpo nëse këto akuza do mbeteshin vetëm në nivelin amatoresk gazataresk besoj se nuk do kishin pikë rëndësie, po kur ato i bën për vete partia më e madhe e opozitës, atëherë  fillon problemi pasi kupton se politika e përbaltjes dhe mungesës së ideve po e shtyn këtë forcë politike në moçalin e zakonshëm të akuzave politike të pabaza. Po përse kjo dashakeqësi kaq e madhe dhe mbi të gjitha një përbaltje e pamerituar për njerëz që janë të sukseshëm në karrierën e tyre profesionale? A thua atyre që denoncuan si rast korrupsioni kërkojnë të vendosin standarte të pastra duke gabuar dhe në logjikë pasi si avokate Ajola Xoxa si e punësuar në një firmë ligjore nuk i zgjedh klientët por përfaqëson vetëm firmën lu është e punësuar, apo ka mbrapa saj interesa të ulta dhe meskine që shiten për profesionalizëm dhe përkujdesje ndaj shtetit. Nuk është e vështirë të kuptosh se në shtypin e shkruar dhe medien vizive ka një kuzhinë që i gatuan të gjitha këto “skoope” gazetareske të panevojshme dhe mbi të gjitha të ulta, dhe lart në politikën e Partisë Demokratike ka kamierë të gattshëm që këtë ushqim të prishur duan ta shesin si ushqim të freskët e kalorik. E vërteta është se opozita shqiptare është e papërgatitur për të përballuar politikisht procesin e zgjedhjes lokale pasi brenda saj nuk ndërmorri një proces kritike dhe ndarje së përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve në 2013 dhe mbi të gjitha alternativat që afron në të gjitha fushat nuk përfaqësohen nga emra të rinj por nga ata që që për tetë vjet gatuan këtë kaos informaliteti dhe korrupsioni që qeveria e sotme po mundohet ta vërë në rrugë të mbarë. Për çfarë ndryshimi në Tiranë flet kandidati i së djathtës z Halim Kosova, ku kryetari aktual i bashkisë z Basha, nuk ka lënë asnjë gjurmë në mirëadministrimin e qeverisjen e qytetit. Humbja e betejave politike që shikohet në horizont, jo domosdoshmërisht mund të fshihet me mjegullnaja mediatike që tërheqin vëmendjen e opinionit publik nga llogaridhënia dhe aq më tepër këto mjegullnaja nuk mund të shërbejnë për të provokuar situata artifice për të ardhur në pushtet. Analiza e drejtë dhe konstruktive se për se i humb  betejat politike do t’i bënte shumë më mirë  opozitës sesa politikë përgojimesh të tilla të rëndomta ndaj familjarëve të kandidatëve, pasi vendi ka nevojë vërtetë për një opozitë të fortë për të ecur përpara. Zgjedhjet lokale duhet të mbeten beteja politike të ndershme pa u strukur si struci në rërë pas argumenteve bajate dhe meskine.

Next Post

Topi me Veliajn në Baldushk: Shans i madh për të shpalosur vizionin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com