• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Politikani kosovar: Nuk është koha për ta zhbërë, por për t’i dalë ballë Speciales

by Java News
13/01/2018 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të parin e Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale, mbrëmjen e 22 dhjetorit ishte një befasi e pakëndshme, e cila lë përshtypjen e një “shteti palaço”.

“Diçka që ishte bërë me shumë presion të madh, mbase prej atyre që e filluan këtë iniciativë. Është e dhimbshme, sepse na paraqet si shtet joserioz karshi obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Murati, në “Interaktiv” të KTV-së.

Murati ka thënë se Specialja nuk është ndalur kur është dashur të ndalet. “Tash duhet t’i dalim ballë, duhet të përballemi edhe me pasojat që sjell ajo.

Fatet individuale e të partive mund të tejkalohen, por pasojat do të mbesin te njolla që do t’i bëhet përpjekjeve tona për liri, për të cilën duhet të punojmë që ta heqim. Ne e dimë që lufta jonë ka qenë e pastër”, ka thënë ish-ushtari i UÇK-së.

Murati ka thënë se partia të cilën ai i prinë, Lëvizja për Bashkim, “gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës Speciale”. “Sepse nuk është vetëm njollë, por ishte e padrejtë ndaj luftës tonë të drejtë çlirimtare. Por tash kemi marrë obligime ndërkombëtare.

E zhbërja e saj të kthen në një shtet joserioz, mos të them palaço”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. Për natën e 22 dhjetorit të vitit të kaluar, kur 43 deputetë kishin bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në të cilën synohej të rrëzohej Specialja, Murati ka pasur edhe një koment.

“Krejt ajo u bë pa një debat paraprakë, që të thuhej nëse kanë ndrruar rrethanat, se me ato rrethana të reja duhet të shkojmë në një tjetër drejtim, Por njësoj ashtu siç u bë pa debat, ashtu pa debat edhe u bë përpjekje që të zhbëhet”. (b.an)

Next Post
Kryebashkiaku i PD: Darka me Ramën jo e gabuar, por në 27 Janar protestoj në Tiranë

Kryebashkiaku i PD: Darka me Ramën jo e gabuar, por në 27 Janar protestoj në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In