• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikani i Luginës: I besojmë idesë së Thaçit për bashkim me Kosovën

by Java News
30/10/2018 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbër Pajaziti, kandidat i Alternativës për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka thënë se qytetarët e Luginës  i besojnë idesë së presidentit Hashim Thaçi se mund të bashkohen me Kosovën.

Në Interaktiv të KTV-së, Pajaziti ka thënë se shqiptarët e Preshevës gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e Kosovës dhe kjo, sipas tij, mund të vërtetohet sërish nëse mbahet një referendum i ri.

Ka thënë se ideja për “korrigjim kufijsh” është vështirë e realizueshme, por “është reale dhe normale”. Pajaziti ka deklaruar se janë zhgënjyer nga parti dhe individë në Kosovë që kanë dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Kjo është temë që flitet në çdo ndejë që bëhet në Luginë. Shqiptarët e Preshevës gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e Kosovës. Edhe tash është ashtu. Po të bëhej edhe sot referendum është rezultat i njëjtë si i 92-s. Shqiptarët janë pro bashkimit, ndërsa jemi të zhgënjyer me disa politikanë që thonë se janë kundër.

Si ide fillestare që t’i bashkohemi Kosovës jemi pro. Sikur një pacient që është i sëmurë dhe më pas i beson gjithçka mjekut. Te ne e ka ngritur moralin. Të gjithë e besojnë. Ndoshta do të qartësohet kjo ide, por për momentin po na pëlqen dhe e kemi pranuar.

Nuk i dimë detajet, por ideja na pëlqen dhe jemi të prirë t’i besojmë. Presidenti Thaçi ka thënë se shanset janë shumë të vogla, ndoshta zero, por duhet t’i besojmë derisa flitet. Është hera e parë që flitet për Luginën dhe besoj se diçka mund të nxjerrim.

Më keq s’mund të bëhet. Lugina po zbrazet përditë nga rinia. Ia ka mësyrë Evropës dhe pa njerëz nuk i duhet as Kosovës”, ka thënë ai.Sipas tij, krerët e Luginës së Preshevës janë të gatshëm të përfshihen edhe në dialogun Kosovë – Serbi sa i përket kësaj çështjeje.

Për zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar, Pajaziti ka thënë se ka pak interesim nga banorët. Sipas tij, kjo mund të jetë shkak i idesë për korrigjim kufijsh dhe për shkak të mospunës në mandatet e kaluara. (b.an)

Next Post
Riparimi i rrugës Melgushë-Mjedë, brenda 45 ditësh mbyllet investimi 500 mijë euro

Rrugët/ Qeveria planifikon 1.7 miliardë euro, ja akset që përfundojnë brenda 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In