• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Politikanët shkelin masat antiCovid”, Rama: Sjellje e papërgjegjshme jo vetëm e opozitës, por edhe nga PS

by A R
08/02/2021 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme, i ka quajtur kryeministri Edi Rama mbledhjet e partive politike për fushatë, përfshirë këtu edhe anëtarët e partisë së tij.

Ai shtoi se ka pasur një neglizhencë të madhe të respektimit të masave, por theksoi se një gjë e tillë nuk ka sjelle kaos në sistemin shëndetësor. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rama tha se duhen marrë masa që një gjë e tillë të mos vijojë përkeqësimin e rasteve ditore.

“Në kushtet kur po shohim një rritje të numrave të infektimeve, kur kemi sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të COVID-19, kur po rritet infektimi i moshave të reja dhe faktikisht po ulet edhe mesatarja e moshës të së shtruarve në spitalet COVID, natyrisht që jemi shumë të motivuar për të bërë gjithçka siç duhet që të mos kthehemi tek masat kufizuese, por për këtë duhet motivim i gjithsecilit. Që të funksionojnë sic duhet duhen zbatuar.

Nga ana tjetër qasja e autoriteteve të shëndetësisë dhe në tërsi të autoriteteve që janë përgjegjëse ka qenë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese se represive, mirëpo mesa duket nga çfarë konstatohet prej autoriteteve shëndetësore ka një rënie të angazhimit të qytetarëve duke filluar që nga vendosja e maskës kudo, jashtë shtëpisë duke vazhduar me rregullat e vendosura për njësitë tregtare dhe me eksese të patolerueshme në lokale të caktuara apo qoftë edhe nga politikanët dhe këtu me politikanët dua ta bëj të qartë që nuk e kam fjalën vetëm për partitë e tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj që shkelin rregullat duke u mbledhur me salla e dhoma me më shumë se personat e përcaktuar si numër e komitetit teknik.

Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar i përgjegjësisë qytetare në luftën kundër COVID. Nuk jemi të shqetësuar sa i përket stabilitetit shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe barra mbi shëndetësinë rrezikon të rritet. Jemi besoj të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu në radhë të parë në anën e qeverisë dhe ju të mediave kemi detyrimin që të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë korrekt”, tha Rama.

/a.r

Next Post
“Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin por…”/ Rama: Lokalet ku kërcen COVID me muzikë, e patolerueshme

"Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin por..."/ Rama: Lokalet ku kërcen COVID me muzikë, e patolerueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In