• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Politikanët ndërkombëtarë në Kosovë: Miratojeni Demarkacionin, është i saktë!

by Java News
05/12/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, të Ambasadës së Francës e Norvegjisë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta miratojnë versionin aktual të Demarkacionit, pasi Marrëveshja e vitit 2015 e ruan kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Pavarësisht raportimit të Komisionit të Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, i cili konstatoi se Kosova humb territor nga versioni aktual i Demarkacionit, përfaqësuesit e huaj diplomatikë në Kosovë kanë thënë se kjo marrëveshje është e saktë dhe si e tillë duhet ratifikuar. Madje, sipas tyre, komisionet e mëparshme (duke përfshirë edhe atë ndërkombëtar) kanë bërë një ekzaminim të përgjithshëm rreth kësaj marrëveshjeje që tregon për saktësinë e kësaj marrëveshjeje.

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë për “Zërin” se të dyja palët, edhe ajo e Kosovës, edhe ajo e Malit të Zi, ishin pajtuar që ta nënshkruanin Marrëveshjen e Demarkacionit para më shumë se dy vjetësh. “Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit, e arritur në vitin 2015, ishte nënshkruar nga Qeveria e Malit të Zi dhe nga Qeveria e Kosovës. Të dyja palët u pajtuan kështu së bashku për të definuar vijën kufitare”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ambasade. Ndaj, sipas zyrtarëve të saj, Marrëveshja e Demarkacionit mes dy shteteve duhet të miratohet. “Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet. Ajo ka të bëjë me kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ajo është po ashtu një kusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara drejt liberalizimit të vizave”, nënvizohet më tej. Ndërkaq, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka deklaruar se marrëveshja në fjalë, e arritur në vitin 2015, është krejtësisht e saktë.

“Norvegjia beson se komisionet e mëparshme si në Kosovë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, kanë bërë një ekzaminim gjithëpërfshirës, tërësor dhe objektiv të demarkacionit të kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe beson se demarkacioni i përfunduar në marrëveshjen aktuale është e saktë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Norvegjeze dhënë “Zërit”.  Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Komisioni i Ri Shtetëror, në krye me Shpejtim Bulliqin, duke prezantuar raportin përfundimtar para Qeverisë konstatoi se ish-Komisioni (i drejtuar nga Murat Meha) ka zhvendosur vijën kufitare mes Kosovës e Malit të Zi. (b.an)

Next Post
Suarez i bindur: Neymar kurrë nuk vesh bluzën e Realit

Suarez i bindur: Neymar kurrë nuk vesh bluzën e Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In