• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Politikanët mezi presin të shqyejnë njëri-tjetrin’/ Kalo: Boll më me panairin e kotësivë, Shqipëria ndodhet në tehun e thikës

by Java News
11/11/2020 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, këtë të mërkurë e ka nisur me një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët, por edhe politikanët e vendin në të këtë situatë të vështirë nga Covid.

Kalo në mesazhin e tij thekson se kryefjala e përpjekjeve tona dhe atyre mbarëbotërore është ajo në përballjen me “flamën e shkaktuar prej infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19”.

Ndër të tjera përmes një postimi në Facebook, mjeku bën thirrje që të mos përhapen vetëm informacione terrorizuese, dhe që politika të mos merret vetëm me mbushjen e xhepave.

Gjithashtu infeksionisti thekson se “SHQIPËRIA e këndej dhe andej Dirinit gjindet në tehun e thikës të ekzistencës shëndetsore, ekonomike dhe politike MBARËKOMBËTARE”.

Mesazhi i plotë:

Kryefjala e përpjekjeve tona dhe atyre mbarëbotërore është PËRPJEKJA në përballjen me “flamën e shkaktuar prej infeksionit nga sars-cov2/covid-19”, por fjalia përbëhet edhe nga pjesëza të tjera dhe jo vetëm nga kryefjala…..Jeta jonë po futet në shtegun qafëthyes të të qënurit e përqëndruar vetëm e vetëm co-vid, një “flamë mbarëbotërore” e cila po bashkë (co) – zbraz (vid), jo vetëm jetët njerzore nga ekzistenca e tyre fizike, por që po zbraz edhe mëndjet tona nga mënyrë normale e të arsyetuarit dhe të komanduarit të veprimeve tona…..

Jeta ka dhe segmente të tjera të ekzistencës së saj sikundër janë edhe puna për të mbijetuar në këto kushte të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, përpjekjet e prindërve dhe edukuesve tanë për të shkolluar fëmijët, të këtyre gonxheve shpresëdhënëse për ardhmërinë tonë po në këto kushte të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe mbingarkesën dhe përpjekjet e agjensive ligjzbatuese për të siguruar rend dhe siguri në këtë “katrahurë” të imponuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet për të lulëzuar jetët e atyre që gjinden në kushtet e vështirësive, që u imponon kufizimi fizik e mendor shumë individëve me aftësi të kufizuar në këto sfera të ekzistencës së qënieve humane në të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet për mbijetesë të atyre mijra e mijra individëve që humbën vëndet e punës të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe punën e përditëshme të mijra e mijra individëve që punojnë në hidroçentrale, fabrika, kantjere të përmirsimit të infrastrukturës sonë rrugore, jeta ka edhe punën e atyre qindra e qindra fermerëve që po bëjnë më të mirën e tyre për të prodhuar në këto kushte shumë të vështira të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet e mijra e mijra artistëve tanë të arteve pamore, teatrore, poetëve, instrumentistëve, shkrimtarëve në këtë katrahurë të imponuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”, etj.etj….

Ju na mbytët nga ekranet televizive, nga faqet e shtypit të shkruar apo të rrjeteve sociale vetëm me informacione terrorizuese për gjithshka ndodh apo nuku po ndodh në lidhje me këtë “flamë mbarëbotërore”…. Ju na mbytët nga ekranet televizive, nga faqet e shtypit të shkruar apo të rrjeteve sociale vetëm me informacione terrorizuese për “qënërinë” tonë politike që mezi presin të shqyejnë njëri-tjetrin jo për intersat tona dhe të mëmëdheut tonë, por vetëm e vetëm për të shqyer xhepat e tyre të pangishëm ne këto 30 vite demon-kraci me para a pasuri…boll më!!!….Shqipëria e këndej dhe andej Drinit gjindet në tehun e thikës të ekzistencës shëndetsore, ekonomike dhe politike mbarëkombëtare…Nuk e kemi lluksin të meremi me “panairin e kotësivë” tuaja klasë/kastë/glasë politike e tranziocionit të pafundëm të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….Na duhet vetëm e vetëm bashkim i energjive tona fizike, mendore, ekonomike e politikbërëse për tu përballur jo vetëm me vështirësitë e imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, por edhe më vështirësitë e imponuara nga albanofobia e shumë qarqeve në europë dhe jo vetëm….Jeta nuk jetohet virtualisht….”koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” (a. a.)….together for ever!!

g.kosovari

Next Post
Rama ia përvesh Bashës: “Ekspertët e vërtetë japin këto këshilla… të tjerët janë fasadë”

Basha nxjerr videon e qytetares, akuza Ramës: Rimbursim i plotë për shpenzimet e të sëmurëve me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In