• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika si media dhe media si politikë!

by Alfred Peza
04/01/2018 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Një shkrim pa shumë pretendime fillestare për të bërë ndonjë bujë kushediseçfarë në lumenjtë e pafund të postimeve që bëhen çdo ditë në mediat online, tërhoqi aq shumë vëmendje në web-in tonë dhe në rrjetet sociale, sa u bë një ndër më të lexuarat e ditës. Ky shkrim e tejkaloi dukshëm, mesataren e zakonshme të qarkullimit dhe lexueshmërisë së këtij zhanri, që zakonisht duket sikur kalon pa rënë edhe aq shumë në sy.

Eshtë fjala për një shkrim informues me përshkrime jo shumë të thelluara, rreth atyre që drejtojnë sot departamentet e informacionit në televizionet kryesore të vendit. Një vështrim i përgjithshëm rreth portreteve të tyre profesionalë, që mori shkas nga largimi i Sokol Ballës nga “Top Channel” dhe nga një lloj debati që e shoqëroi atë. Ndoshta ky rast mori vëmendjen që meritonte, ose edhe pak më shumë sesa mendohej, nga mungesa e lajmeve të tjera të natyrës politike kryesisht, në këto ditë ende festash e post festash. Lajme të tilla për hir të së vërtetës, për shkak të asaj që përfaqëson vetë personazhi dhe media nga ku ai ikën e shkon, tërheqin vëmendjen në çdo shtet tjetër, në përpjestim të drejtë me rëndësinë e lajmit që prodhojnë apo dhe fenomenit që konsumojnë.

Shkrimi i “Alpenews.al” solli shkarazi “identikitin” profesional të drejtorëve të informacionit në Televizionet “Klan”, “Top Channel”, “Vizion +”, “News 24”, “Ora News” dhe Radiotelevizionin Publik Shqiptar, si disa prej ekraneve kryesore të medias elektronike shqiptare, të cilat të gjitha bashkë kanë sot shikueshmërinë dhe ndikimin më të madh në përcjelljen e lajmeve për pjesën kryesore të opinionit tonë publik.

Nisur nga parimi i “BBC”; “the news are the face of television”, kuptohet që drejtuesit e këtyre departamenteve, kanë një peshë, rol dhe funksion tepër delikat dhe të rëndësishëm në krijimin e imazhit të përgjithshëm të medias elektronike që përfaqësojnë. Ata përveç të tjerash, i japin jetë çdo ditë në mënyrë profesionale, politikave editoriale të botuesve të tyre, duke na përcjellë nëpërmjet informacionit, edhe “anësinë” apo “paanësinë” politike të mediave të tyre.

Sapo kemi hyrë në një vit në dukje pa ngjarje të mëdha politike, siç janë zakonisht fushatat zgjedhore parlamentare apo ato lokale, referendumet, apo zhvillime brenda partive kryesore politike si kongreset zgjedhore, etj. Por, për shkak të fillimit të implementimit të reformës në drejtësi, 2018 mund të rezultojë ndoshta viti më politik i post komunizmit në Shqipëri. Një vit, që pritet të fillojë me “kapjen e peshqve të mëdhenj” që këtë muaj, për të vazhduar më pas më zhvillime të brendshme, të cilat askush nuk mund të vë bast se mund ti parashikojë me detaje që tani.

Në këtë “luftë” të re politike, përballë drejtësisë së re dhe efekteve të saj, sigurisht që liderët politikë, partitë, mazhoranca dhe opopozita kanë patur, kanë dhe do të kenë gjithnjë nevojë për alenaca me mediat më të rëndësishme në vend. Me botuesit e tyre, me drejtuesit e televizioneve dhe mediave të tjera me peshë dhe ndikim në opinion. E për rrjedhojë, kanë nevojë për vijimin e shtrirjes së këtyre aleancave edhe me drejtuesit e departamenteve të informacionit, drejtuesit e emsioneve kryesore të debatit politik, analistët, opinionistët dhe këdo tjetër që ka një zë publik që dëgjohet e meret në konsideratë.

Riorganizimi dhe ripërshtatja e luftës politike përgjatë këtij viti, me trajtën që do marë reforma në drejtësi, nuk ka se si të lerë jashtë apo indiferente, edhe aleancat e përhershme, të përkohshme a fluide të aktorëve dhe faktorëve politikë, me ata mediatikë.

Përveç arsyeve që lidhen me kuriozitetin njerëzor për personazhet që menaxhojnë gjëra të rëndësishme me interes publik, ndoshta tek ky raport i ri në këtë fillim viti 2018, mes politikës dhe mediave, mund të shihet ky interes i shtuar publik për shkrimin e sipërcituar. I cili na shërben si një indikator i thjeshtë për të kuptuar temperaturën e brendshme me të cilën po priten zhvillimet e reja politiko- mediatike të këtij viti “të zakonshëm”./Alpenews.al

Next Post
Ishin kthyer në makthin e Torinos, 5 ‘skifterë’ shqiptarë në pranga për 36 vjedhje

Shqiptari terrorizon italianët me armë lodër: Në gjunjë ose të vrava

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In