• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika si imazh dhe oratoria si profesion

by A R
13/09/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Gjerësisht tashmë pranohet se politika në vetëvete është një binom i pandashëm mes imazhit dhe oratorisë. Aq më shumë, në këto kohë moderne të zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike, ku askush nuk mundet më të fshihet, sidomos kur janë personazhe publik. Duke parë me kujdes ecurinë e rrugëtimit të mjaft figurave në skenën politike shqiptare, vihet re se në shumicën e rasteve ata janë shumë të kujdesshëm, sidomos në aspektin e imazhit, por edhe të fjalëve që adresojnë në publik. Përgjithsisht vota në elektorat tashmë është përqëndruar më shumë tek imazhi që rrezatojnë figurat politike, se sa tek programet që ata shpalosin. Mjafton të shikosh edhe dinamikën e zhvillimit të fushatave të fundit elektorale, si të zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato vendore, për të kuptuar se liderët politik, të këshilluar edhe nga agjencitë e konsulencës herë vendase dhe herë ndërkombëtare, janë përpjekur të perfeksionojnë imazhin dhe oratorinë, duke përcaktuar në këtë mënyrë edhe stilin e fushatave. Zhvillimet e fundit në Kuvend, ku mjaft deputetë të rinj patën rastin të kritikojnë programin qeverisës, por edhe ta mbështesin atë, gradualisht shpërfaqën imazhin e tyre, si dhe oratorinë. Pa dashur të shikojm me lupë dhe dashakeqësi, fjalimet e disa prej tyre, të cilat nuk arrinin t’i lexonin saktësisht edhe pse i kishin të shkruara, ishin në një nivel që linte shumë për të dëshëruar. Situata mori deri dhe tone qesharake po të kemi parasysh se mjaft deputetë, në emër të të shpenguarit dhe të mos paturit parasysh të sensit të masës, filluan të demonstrojnë gjeste dhe të flasin krejt pa lidhje, duke i dhënë një goditje jo të vogël imazhit të tyre si politikan. Tashmë është shumë vështirë për ta që t’i marrin seriozisht në Kuvend, por edhe në elektorat.

Mjaft deputetë të PD çaluan ndjeshëm në paraqitjen e tyre të parë publike, duke justifikuar në këtë mënyrë edhe kritikat e ashpra të bëra nga shumë ish deputetë të PD-së, të cilët u lanë jashtë Kuvendit. Sipas tyre, përzgjedhja e listës Basha ishte jo vetëm e varfër sa u përket figurave politike, por edhe një listë e rrethit të tij familjar. Edhe të zgjedhurit në Kuvend, falë kësaj liste, thjeshtë dëshmuan, të paktën tani për tani, se ishin tërësisht të papërshtatshëm, duke i sjell si pasojë një dëm të madh PD në imazh.
Të qënurit biznesmen i sukssshëm nuk të bën automatikisht edhe politikan të suksesshëm. Parlamenti shqiptar është shquar për shumë gjëra të mira dhe të këqija. Por e përbashkëta ka qenë se ka pasur plot figura që e kishin ‘gjuhën brisk’, që nuk kishin nevojë t’ua shkruante dikush fjalimet dhe natyrisht arrinin të ngjisnin tek zgjedhësit me oratorinë e tyre herë duke thënë të vërteta dhe herë duke e deformuar atë. Por të paktën nuk bënin rolin e komikut në foltoren e Kuvendit.

Të flasësh nga epiqendra e sallës së Kuvendit është përgjegjësi, pasi dëmi që shkaktohet nuk është thjeshtë personal. Me atë që pamë gjatë seancës së debatit për programin e qeverisë, ku njëri kërciste grushtat mbi tavolinë se do të bënte qametin dhe tjetri bënte ‘ironikun’ duke u klthyer vetë në objekt tallje, kupton se ka një problem shumë serioz në hartimin e listave të deputetëve, i cili ka të bëjë me mungesën e plotë të seriozitetit në hartimin e këtyre listave nga ana e kryetarëve të partive, posaçërisht të z. Basha. Si rregull karrierat politike ndërpriten nga vota si brenda partisë ashtu edhe në elektorat dhe jo si teka personale. Kur lista dominohet nga influenca e njerëzve që kanë para, por s’kanë karrierë politike, filtri thuajse nuk ekziston. Si rrjedhim prodhohen figura jo serioze politike që nuk dinë të lidhin dy fjalë, duke u bërë deri dhe ‘gazi i botës’. Të jesh politikan nuk është aspak një rrugë e lehtë dhe aq më shumë një profesion i lehtë. Disa përzgjedhje deputetësh që pamë në Kuvend, më shumë e kanë banalizuar politikën si profesion. Shumë prej atyre që janë ulur në karriget e parlamentit duhet të gjejnë forca për të mbajtur gojën mbyllur për të mos këputur më ‘kopaçe’. Më mirë të kemi ‘deputetë memecë’ sesa deputetë që ‘fali zot se nuk dinë çfarë nxjerrin nga goja’.

Next Post
FORMULARI / Veliaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e Bashkisë së Tiranës

FORMULARI / Veliaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e Bashkisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In