• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika si dashuri dhe martesa si interes  

by Lorenc Vangjeli
18/01/2017 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Martesa është si dashuria: një luftë me beteja të përditshme që duhet të fitohet njëra pas tjetrës. Kështu është dhe politika, e cila bashkë me martesën, dashurinë dhe sidomos me interesin, krijojnë ato piketa në të cilat lëviz jeta e individëve dhe e gjithë shoqërisë. Politika shqiptare është gjithashtu si martesa: kush është larg e ëndërron, kush është në të, shpesh mendon kohën kur jetonte vetëm. Ajo është dhe një karusel i pambarimtë që nis e vazhdon pa mbaruar nga një fushatë elektorale në tjetrën, ose më saktë, jetësohet në një fushatë të pambaruar elektorale. Dalja e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2013, në të vërtetë e realisht nuk e mbylli fushatën që parapriu atë rezultat. Ishte vetëm një stacion i përkohshëm “qetësie” në fushatën e përhershme elektorale në vend. Kështu ka ndodhur dhe më parë dhe kështu ngjan se do të ngjasë edhe më tej për shumë kohë: klasa politike në vend dhe vetë Shqipëria është në një fushatë elektorale të pafundme.

Kush është në opozitë nuk e pranon vendin e pakicës, qorton, kundërshton, proteston dhe kërkon revansh për ta rinisur dhe njëherë garën me shpresë se do të ndryshojë rezultatin që nuk e pranon edhe kur e njeh si të tillë.

Kush është në pushtet pretendon se është akti i vetëm që duhet të ushtrohet në pafundësi dhe punon e gjykon hap pas hapi si të rikonfirmojë pushtetin.

Pa u shtyrë më tej, një vështrim në këto tre vjet e gjysmë mandati të majtë nuk kanë bërë përjashtim nga kjo ligjësi. E vetmja e re është loja e numrave, të cilat, duke u nisur nga këndvështrimi, besimi dhe shpresa që varen nga lojërat e numrave, shfaqeshin të ndryshme rast pas rasti. Si në pasqyrat kineze që shformojnë atë që kërkon të krihet para tyre.

E majta e ndërtuar në bazë të koalicionit mes PS-së dhe LSI-së si fituese e zgjedhjeve të 2013-ës, u zgjerua edhe me PDIU-në, por dhe me deputetë që largoheshin për motive të ndryshme nga opozita. Parimi që fituesi i merr të gjitha, edhe në këtë rast funksionoi duke bërë që kush fitoi në qershor 2013 me numra, vetëm t’i rrisë ato numra. Pikërisht ky bashkim forcash i dha kësaj shumice të drejtën të besojë se mund të bëjë e vetme dhe ndryshimet kushtetuese. Deri në momentin që erdhi reforma në drejtësi dhe në përplasje konceptesh brenda maxhorancës, u duk se shifrat brenda saj edhe mund të ndryshonin. Mrekullitë në politikë ose janë të rralla, ose janë të rreme, por një mrekulli e rrallë politike ndodhi pikërisht me reformën në drejtësi kur konsensusi shpëtoi llogaritë e pashmangshme me sherrin që pritej të vinte dhe me spiralen e sherrit që do të prodhonte pa asnjë dyshim arroganca e shifrave.

E djathta pati këtyre viteve fatin e opozitës. U tkurr edhe më tej për shkak të parimit që humbësi vazhdon të humbasë edhe më tej, edhe më shumë. Duke e parë politikën si llogari numrash – një mëkat që para saj e kishte bërë edhe PS-ja në opozitën e saj të dytë – PD bastin e rikthimin të saj në pushtet, e vuri tek ndarja e maxhorancës. Pra tek llogaria me numra:  PS minus LSI. I vetmi hesap që u prodhua ishte shtimi i maxhorancës edhe me PDIU-në. Dhe meqë ky ka qenë boshti i politikës opozitare të PD-së, si reaksion gjithkund shihej, matej, kontrollohej dhe përgjohej temperatura e marrëdhënieve mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vajti i pari tek zyra e të dytit apo i qeshi i dyti të parit kur u takuan në festën e rradhës, ishte dilema që kushtëzonte dhe humroin e opozitës në raport me pushtetin e nesërm. Nuk kishte qenë shumë ndryshe me PS-në në vitet 2009-2013, në fakt.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve të rradhës, gjërat ngjajnë se kanë marrë drejtimin e rradhës. Në fillim, në dhjetor 2016, Lulzim Basha i tha tre herë “jo” mundësisë së një koalicioni me LSI-në në studion e Fevziut. Në vijim, në janar 2017, Ilir Meta i tha “po” me konsensus “jo”-së së Bashës për një koalicion të mundshëm me PD-në. Në studion e Vasilit.

Nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në fakt nga 2013-ta. Atëherë prokurorët e marrëveshjes PS e LSI ishin po të njëjtët me avokatët e  marrëveshjes së bashkëqeverisjes së PD-së me LSI-në. Rolet janë po ato. Ndryshojnë aktorët dhe ngjyra e shpresave. Divorci për shembull është një shpresë se rimartesa mund të jetë e mirë, ashtu si një martesë e mirë e bën divorcin të jetë një mundësi e keqe. Por në politikë, ndryshe nga jeta e individëve, nuk ka martesa, por ka interesa. Dhe mbi bazën e interesave ka marrëveshje.

 

Next Post
Rinas/ Përplaset fuoristrada me kamionin, 3 të plagosur rëndë

Tiranë/ Mjeti përplaset me kamionin, raportohet për të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In