• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika po e përdor Ligjin më keq se Komunistët?!

by Ben Andoni
22/10/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Togfjalëshi Prezumimi i pafajësisë përmbledh një koncept, që as më pak e as më shumë bën me dije se: në Drejtësi, një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale është një qytetar i lirë deri në momentin kur në të gjitha shkallët e drejtësisë përcaktohet fajësia e tij.

Në një kuptim më të drejtë, ai mblidhet nën konceptin që del prej shprehjes latine Ei incumbit probatio qui dicit, jo qui negat (pesha e provës është mbi atë që deklaron, e jo tek ai që mohon), dhe që e tregon më saktë faktin se “sikletin” më të madh e ka ai që akuzon sesa ai që e mbart akuzën. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, sepse më fatkeqi është ai që nëpërkëmbet fyhet dhe që akuzohet, sesa ai që fyen, shpif dhe shan.

Dhe, kjo e drejtë universale e njeriut jo vetëm nuk respektohet tek ne porse ajo shkelet turpshëm nga shumë struktura. Fillimisht nga politikanët, që para se prokuroria të tregojë se ku ka arritur me provat për një të akuzuar, ofendojnë dhe akuzojnë me libër shtëpie, pastaj administrata, që të privon ende pa pa pasur një dokument. Pastaj vjen radha te shumë personazhe të njohur me lidhje të mëdha publike, që flasin dhe akuzojnë për të burgosur, për kriminelë, shumë para se prokuroria të ndërmarrë hapat e saj.

Organet e Shoqërisë Civile, më kot, disa herë janë marrë me këtë problem duke treguar se është e tepër të ofendosh pa e dhënë verdiktin drejtësia, por realiteti është krejt ndryshe. Politikanët jo vetëm nuk e begenisin konceptin e lartë të prezumimit të pafajësisë dhe jo vetëm akuzojnë me fjalët e fundit, porse e kanë dhënë dënimin “që duhet”, para se të vendosë edhe çekiçi i drejtësisë. Në këtë çast, kuptohet se Drejtësia jonë ende e brishtë dhe e përkulur nga frika e politikës, para procesit të Vetting-ut, pothuaj lë hapësirë që politikikanët të ndërhyjnë në çdo segment. Ndërkohë, pakkush merret me gjetjen e provave, sepse politika mendon vetëm për ekzistencën e saj në kurriz të Drejtësisë, që tashmë është krejt e pazë. Dhe, të mjafton të mbledhësh dëshmitë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare ku formulohen akuza dhe jepet dhe përmbajtja e tyre, që të kuptosh se politika, njësoj si dikur në komunizëm me sistemin monopartiak, është sërish padronja e vërtetë e këtij vendi. (Javanews)

Next Post
RENEA ‘instalohet’ në Shijak, të tjera kontrolle në banesa dhe biznese

RENEA 'instalohet' në Shijak, të tjera kontrolle në banesa dhe biznese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In