• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Politika në Kosovë përplasje të fortë publike, Përparim Rama: Motra e deputetes së VV-s bllokoi punimet e rrugës

by Java News
20/10/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përparim Rama, Kryetari i Bashkisë së Prishtinës ka njoftuar mediat me një deklaratë të fortë e cila ka shkaktuar orët e fundit të ditës së sotme një përplasje dhe reagim viral të politikës së Kosovës. Rama ka njoftuar bllokimin e “Rrugës A” e cila është e njohur për zhvillimin e madh urban që i jep Prishtinës dhe për faktin se disa herë është promovuar për punime të shpejta.

Kryetari i Prishtinës thotë se ky vendim është kundra interesit publik dhe që ndërlidhet me mbrojtjen e qyetatarëve. Gjyqtarja Vlora Pacolli sipas Përparim Ramës është shkaktarja kryesore e bllokimit të rrugës pas vendimit të dhënë.

Vlora Pacolli njihet si motra e Fitore Pacollit, deputetes së Vetvendosjes. Pas kësaj deklarata politika e brendshme e Kosovës ka nisur një debat të madh publik, ku ka patur reagime të shumta nga të gjitha palët.

REAGIMI I PËRPARIM RAMËS:

Të dashur qytetarë,

Sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema).

Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli.

Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes “Mati”, “Kalabria” dhe “Prishtina e Re”, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit.

Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike. Kërkojmë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik si palë direkte në këtë procedurë që të ankohet ndaj këtij vendimi që cenon interesin publik.

Ndërsa, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që në kuadër të kompetencave që ka, të sigurohet që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj.

Next Post
Sekuestrohen rreth 2000 kg mish i skaduar pas kontrollit në tre kompani: E nxirrnin në treg dhe i shisnin

Sekuestrohen rreth 2000 kg mish i skaduar pas kontrollit në tre kompani: E nxirrnin në treg dhe i shisnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja e vërteta e pezullimit të vizave amerikane

Ja e vërteta e pezullimit të vizave amerikane

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

January 15, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

January 15, 2026
E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

January 15, 2026
“Ke faj o Sali, ke faj..!”/ Ish ministri i LSI sulmon Bashën: Grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon faqen e zezë

“Vendimi 44/25 i Kushtetueses rrëzon hetimet e ngritura mbi grabitjen e të dhënave nga celularët”

January 15, 2026
Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

January 15, 2026
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

January 15, 2026
Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In