• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Politika në Gjermani kërkon sqarimin e akuzave për tortura të gazetarit në Turqi

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2019 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para një gjykate në Berlin, gazetari gjerman Deniz Yücel deklaroi, se është torturuar gjatë qëndrimit në burg për një vit në Turqi. Ai u shpreh se të paktën presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mban përgjegjësi politike për këtë ose i ka urdhëruar keqtrajtimet. Deutsche Ëelle e publikoi fjalën e mbrojtjes së Yücel ekskluzivisht në origjinal në turqisht dhe përkthimin në gjermanisht.

Këtu merr fund miqësia

“Tek tortura dhe shkeljet brutale të të drejtave të njeriut merr fund miqësia”, deklaroi zëdhënësi politik për të drejtat e njeriut të grupit parlamentar të Unionit, Michael Brand. „Tortura qartësisht sistemike” në burgjet turke duhet të hetohet menjëherë dhe sistematikisht. Hetimet duhet të kryhen nga komisarja e OKB-së për të Drejtat e njeriut, Michelle Bachelet. Ish-presidentja e Kilit ka qenë vetë viktimë e torturave gjatë diktaturës ushtarake.

Kryetarja e partisë Të Gjelbrit, Annalena Baerbock i kërkoi qeverisë gjermane të rrisë presionin ndaj Turqisë. „Qeveria gjermane duhet t‘i dalë qartë e pa asnjë dyshim përballë Turqisë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, tha ajo për „Spiegel”. Përmes varësisë që Turqia ka ndaj eksporteve në BE dhe investimeve europiane, Gjermania „ka një instrument të fortë në dorë për të kundërvepruar ndaj rrëshqitjes së Turqisë në drejtim të autokracisë.”

Turqia duhet të mbajë premtimet

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkoi nga qeveria në Ankara respektimin e Konventës së OKB kundër torturës. „Ne dënojmë çdo formë të torturës dhe keqtrajtimit, ato janë kundër ligjit”, tha një zëdhënëse e MPJ në Berlin kundrejt agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Ajo kërkoi nga qeveria turke me „këmbëngulje” të „respektojë standartet ndërkombëtare, të cilat ajo vetë i ka pranuar.” Krahas konventës së OKB bëjnë pjesë edhe detyrimet në Këshillin e Europës kundër torturës.

Deniz Yücel u arrestua më 14. shkurt 2017 në Stamboll. Ai akuzohet se në një seri artikujsh „ka nxitur urrejtjen” dhe ka „bërë propagandë terroriste”. Sipas avokatit të tij në Turqi ai rrezikon deri në 18 vite burg. Qeveria gjermane është e mendimit se akuzat janë të motivuara politikisht. Ky rast i rëndoi së tepërmi marrëdhëniet mes dy vendeve. Një vit pas burgimit, Yücel u la i lirë dhe erdhi në Gjermani. Por procedura e tij gjyqësore në Turqi vazhdon. Yücel dorëzoi të premten fjalën e mbrojtjes në një gjykatë të Berlinit. Kjo e pranoi dëshminë në kuadër të një marrëveshjeje gjermano-turke për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë./ DW/

Next Post
Elbasan/ 70-vjeçari ndërton mozaikët me miliarda gurë të mbledhur në luginën e Shkumbinit

Elbasan/ 70-vjeçari ndërton mozaikët me miliarda gurë të mbledhur në luginën e Shkumbinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In