Personalitete të larta të politikës shqiptare shprehën sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të të ish-diplomatit dhe politikanit sllovak, Eduard Kukan.
Meta: Kukan, avokat i palodhur i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor
Presidenti Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Eduard Kukan.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-diplomatit dhe politikanit sllovak, Eduard Kukan.
Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Kukan, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në integrimin evropian të vendit.
“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Eduard Kukan. Një mik i mirë i Shqipërisë, të cilit i jemi thellësisht mirënjohës për aftësitë diplomatike dhe mbështetjen për integrimin evropian të vendit. U prehsh në paqe”, thekson Xhaçka.
Ish-diplomati dhe politikani sllovak, Eduard Kukan vdiq në moshën 82-vjeçare. Në vitin 1999, Kukan ishte emëruar i dërguar i Posaçëm i OKB-së në Kosovë, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2019 ishte anëtar i Parlamentit Evropian.
Balla: Kukan mik i vyer për shqiptarët
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi sot nga Kuvendi që të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-eurodeputetit Eduard Kukan.
“Mbrëmë është larguar nga jeta një mik i vyer i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Që nga viti 2009 ai ka qenë bashkëkryetar i stabilizim asoocimit. Ka qenë reporter për grupin në të madh . Kur kuvendi i Shqipërisë dhe salla të jetë e mbushur me deputetë, të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të këtij miku të vyer për Shqipërinë. Të keni parasysh dhe rolin e tij në Kosovë”, tha Balla.
Kryeparlamentarja Nikolla e mirëpriti këtë kërkesë, ndërsa vendosi që minuta e heshtjes të mbahej në orën 13:00.
/a.r











