• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Politika mes pashmangshmërisë dhe përjetësisë

by Ben Andoni
05/03/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Letërsisë dhe kulturës sonë i mungon një personazh ose individ, i cili t’i shkëputet letrave dhe të kthehet në simbol të zhvillimeve të vendit. Në kërkim të pavarësisë, të kufizuar në kohë, të mbytur nga ideologjia dhe sot në kërkim të një vendi në artin mbarëbotëror galeria e personazheve tona ndriçohet zbehtë. Për fat, letërsia dhe kultura e mirë janë të përbotshme dhe pak personazhe dhe individë, të cilët kanë “mbijetuar” u takojnë të gjithëve. Don Kishoti, Hamleti, Fausti, Mefistofeli, Gargantua, Zorba, Gregor Samsa e një duzine tjetër duket se përcaktojnë ngado dhe për këdo rrugëtimin tonë. Nëse do të dinim të kujdeseshim si duhet për historinë, përmes rrugëtimit të duhur në udhën e personazheve, pa harruar dhe neglizhuar gabimet dhe sfidat e tyre, mbase nuk do përsërisnim të njëjtat gjëra. Pa kuptuar kohën ku jetojmë, me sa duket kurrë s’do kuptojmë sesa vështirë është ta mbash lirinë e fituar me aq probleme.

Të gjitha të vinë ndërmend nga jeta jonë dhe shqiptarët e kanë para syve sot me emrat e politikës që kemi ricikluar dhe me sa duket do të na drejtojnë dhe pas 11 Majit të vitit 2025. Goditja që la komunizmi për gati pesë dekadat e sundimit janë relativizuar, aqsa dikush mundohet të fitojë edhe me përqeshjen, dikush tjetër me demonizimin skajor dhe shumë me justifikimin përmes tij të të gjitha dobësive tona. “E lejuam veten të pranojmë politikën e pashmangshmërisë, ndjesinë se historia nuk mund të lëvizë, veçse thjesht e vetëm në një drejtim në atë të demokracisë liberale”, shkruan me keqardhje historiani Timothi Snajder në librin e tij “Mbi Tiraninë”. I njëjti autor thekson se në vazhdë të konceptit të Fundit të Historisë që asokohe u parashtrua në një libër nga Fransis Fukujama, vendet u përgjumën, sidomos ne që erdhëm nga Lindja e Murit të Berlinit. Nëse do të merrnim rastin e Shqipërisë, ideologët e rinj të kohës, të cilët erdhën ndryshe pas ’90 (të shkolluar dhe plotësuar dhe që lektoronin në shkollat e komunizmit) ndikuan që shteti ynë të prishte gati të gjithë sistemin mbrojtës, pasi kishte tashmë kush na ruante (!!); kufizuam imagjinatën tonë (atë që kishim bërë ndryshe dhe në komunizëm, ku mendonim vetëm bardhë e zi) dhe u hapëm udhë pikërisht atyre lloj regjimesh që mbinë kudo në Lindje dhe përcollën lloj-lloj monstrash me veshje demokratike. Berisha dhe Rama nuk zhgënjyen dhe madje janë premtimi “i madh” që Shqipëria do të vazhdojnë njësoj edhe pas Majit; Vuçiq nuk trandet në Beograd; Orban snobon hidhësisht të gjithë kontinentin; vëllezërit Jaroslav dhe Leh (vdiq në një aksident ajror në 2005) Kaczynski e mbajtën Poloninë në një regjim të ashpër dhe sa të tjerë ngado dhe kudo që ua kanë neveritur demokracinë vendeve të tyre. Këta janë ata që njihen politikanët e pashmangshmërisë që kur i dëgjon “të bindin” me lumin e fjalëve për të shkuarën e keqe, të tashmen me ta dhe të ardhmen, sërish me ta, por në stade, e cila vetëm prej tyre mund të çohet. Dëgjoni Ramën dhe Berishën në orët e fundit tashmë që e kanë nisur fushatën de facto. Aq e larmishme është e ardhmja përmes ligjërimit të tyre sa mirëqenia të duket vetëm një hap larg, kuptohet më së shumti nga Rama, sepse nga Berisha është shmangja vetëm nën drejtimin e tij nga “katastrofa” që po jetojmë! Një teleologji e quan Snajder. Koncept për rrëfimin që të shpie drejt një objektivi të sigurt. Me zhvillimin e sotëm të vendit dhe njerëzit që nxjerrim të na drejtojnë në parlament tregojmë realisht se ne nuk kemi nxjerrë dot mësim nga komunizmi. “Politika e pashmangshmërisë  është koma intelektuale, ku ne e kemi zhytur veten”, shkruan Snajder. Duke e pranuar pashmangshmërinë dhe idenë se e njohim mirë të shkuarën komuniste dhe tendencat e njohura, na dukej se nuk na duheshin detajet sesi u mbrujt ai regjim tek ne. Dhe, ndërsa Socialistët mbronin status quo e tyre të zhvillimit ideor dhe ndërrimit ideologjik nga Parti e Punës në Parti Socialiste; kurse Demokratët, ardhur po nga Partia e Punës shfuqizuan Partinë Komuniste dhe i shpallën luftë PS-së, si komuniste, dukej se për vendin nuk kishte më asnjë alternativë veç tyre, një sens që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Neoliberalizmi i mbrujtur prej tyre që tashmë ka marrë goditje të madhe, madje edhe tek ne duket se zhgënjeu paq. Berisha në shembullin e imitimit të presidentit Trump e shpalli zëshëm që tashmë kriteri gjinor ishte vetëm dy kahësh, duke vazhduar me gjëra të tjera, por që mbetet në këtë kah të politikës së pashmangshmërisë.

Caku tjetër antihistorik për vlerësimin e së shkuarës lidhet me një kah tjetër, e cila njihet si politika e përjetësisë. Ndryshe nga politika e pashmangshmërisë, kjo e dyta kujdeset shumë për të shkuarën, “por në një mënyrë vetëpërthithëse, e çliruar nga çfarëdolloj shqetësimi për faktet”, citojmë sërish Snajder. Në këtë rast kemi frymën që ëndërron për momente dhe çaste të së shkuarës, të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë realisht, madje për kohë që madje ishin edhe shkatërrimtare. Politikanët e përjetësisë na e sjellin të shkuarën si një oborr të stërmadh me mjegull, ku ka monumente të padallueshëm për viktimizimin kombëtar, që të gjitha janë njësoj larg nga e tashmja, që të gjitha njësoj të aksesueshme për manipulim, argumenton Snajder. Politikanët e tipit Berisha janë politikanët e tipit të përjetësisë, ku flitet për “një të shkuar” të ndritshme dhe që duhet të kthehet medoemos. Në fakt e shkuara e Berishës është fillimi i viteve ‘90 dhe mandati si kryeministër, kohë e një korrupsioni dhe amullie të madhe të paimagjinueshme, por edhe e arritjeve të papritura, ku kulmon jashtëzakonisht liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO. Me një shikim të kujdesshëm e kupton pse të gjithë politikanët e PD-së e theksojnë shpesh këtë kohë, pasi Berisha i ka futur në një hipnozë politike në narrativën e përjetësisë që vetëm me të dhe modelin si drejtoi dikur mund të bëhet sërish Shqipëria! Por në politikën e përjetësisë joshja nga një e shkuar e mitizuar na ndalon të mendojmë mbi të ardhmen e mundshme. Vesi i fshehjes pas viktimizimit dembelos impulsin për vetëkorrigjim, shkruan Snajder. Jo më kot, në diskursin publik fjalët armik, krizë, makth, terror, krim i kemi të përhershme nga Berisha, kurse ndjesia e emergjencës, e cila na jepet nga politika, është gjithnjë e pranishme. Aq sa ajo që shqiptarët duan për të ardhmen duket e pamundur, pasi armiku është dhe vigjilon aty ante portas. “Nëse politika e pashmangshmërisë është një lloj kome, politika e përjetësisë është një lloj hipnoze: ne shikojmë te vorba e madhe e një miti ciklik deri sa biem në trans dhe pastaj bëjmë diçka tronditëse nën urdhrat e dikujt tjetër”, shkruan Snyder, që shembujt e tij i ka referuar zakonisht në periudhën e parë të presidencës së z. Trump.

Tashmë shqiptarët po shikojnë se sot nuk mund të bëjnë dot asgjë para cikleve historikë dhe kapriçove ku na vendos zhvillimi shoqëror prej ngurtësisë sonë. Veçse koha ku jetojmë dhe ata që na qeverisin na kanë imponuar mësimin se si pashmangshmëria dhe qoftë përjetësia janë antihistori dhe vetëm historia, e cila është mes tyre qëndron. Që do të thotë se shqiptarët e sotëm duhet të prodhojnë vetë historinë, duke iu shmangur kurtheve të pashmangshmërisë dhe përjetësisë, që politikanët Berisha&Rama i mbajnë fort të shtrënguar për të na vendosur në gjumë. Ku ta dish, mbase do na duhet të gjejmë personazhet tona nga letërsia e re, e cila ta ndryshojnë këtë kohë. Është e vështirë sepse është fillimi, por duhet të kuptojmë duke e krijuar realisht historinë tonë të shekullit XXI. Ndryshimin e nevojshëm. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Shtrëngimi i Trump: Protestuesit në burg!

Shtrëngimi i Trump: Protestuesit në burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In