• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Politika e Merkel me refugjatët drejt dështimit

by A R
25/12/2015 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christoph Hasselbach

Kancelarja gjermane nuk do të jetë në gjendje t’i përmbahet politikës së saj bujare ndaj azilantëve dhe refugjatëve në Evropë, mendon Christoph Hasselbach.

Angela Merkel ndodhet mjaft e vetme me politikën e saj ndaj refugjatëve në Evropë. Plani i saj për t’i shpërndarë “më drejt” refugjatët në Evropë deri tani ka dështuar. Sepse partnerët e saj evropianë mendojnë: pse duhet ta paguajmë ne, kur Merkeli dërgon gjeste ftuese në botë?

Reagimet e populistëve të djathtë si Marine le Pen ose Viktor Orban nuk kanë pse e shqetësojnë fare Merkelin. Më rëndë peshon gjykimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Polaku i kujdesshëm u shpreh se vala e refugjatëve është “shumë e madhe, për të mos u ndaluar”. Përpjekja për t’u imponuar shteteve të tjera të BE që të pranojnë kuota për pranimin e refugjatëve, sipas Tusk-ut është në kufijtë e “cënimit të lirisë politike”.

Kritika të tilla të qarta ndaj kursit të Merkelit u shtuan nga fundi i vitit, edhe prej njerëzve, të cilët e kanë mbështetur Merkelin në gjëra të tjera.Kryeministri kristjandemokrat holandez, Mark Rutte, tha para pak kohësh: “Siç e dimë nga Perandoria Romake, perandori të mëdha fundosen, kur kufijtë e tyre nuk mbrohen mirë”. Edhe vetë ministri besnik i Financave i Merkelit, Wolfgang Schäuble e krahasoi migrimin e pakontrolluar me një “ortek”, të cilin mund ta vinte në lëvizje një “skiator i pakujdesshëm”.

Konfliktet e brendshme të Evropës janë thelluar

Merkeli i ka mbetur në parim besnike vijës së saj. Në këtë mënyrë, pa e dashur, ajo i ka thelluar konfliktet e brendshme të Evropës. Kudo në zgjedhje partitë e djathta i kanë forcuar pozitat, hapësira e Shengenit pa kontrolle kufitare është vënë në diskutim. Dhe një efekt anësor i rëndë po përvijohet në Britaninë e Madhe, ku më e vonta në vitin 2017 do të zhvillohet një referendum për qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Pa mbyllje nuk bëhet

BE ka nisur shumë inisiativa të drejta në politikën e refugjatëve: luftimin e shkaqeve të arratisë; mbështetjen e vendeve përreth Sirisë, lejimin e një migrimi të kufizuar për punë. Po edhe sikur e gjitha kjo të kontribuojë – dhe shumë nuk duhet pritur prej këtyre masave – nuk ka alternativë tjetër veç mbylljes së Evropës. Dhe BE nuk duhet të bazohet vetëm tek Turqia, që ajo t’ia mbajë larg refugjatët Evropës. Këtë punë të pakëndshme BE duhet ta kryejë në radhë të parë vetë.

Tema e madhe e vitit 2016 do të jetë sigurimi i kufijve të jashtëm të BE. Po të mos arrihet kjo, siç ka paralajmëruar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans “do të dështojë jo vetëm Shengeni, por Evropa”. Merkeli ka thënë të njëjtën gjë për Euron para disa viteve. Kjo fjali vlen edhe më shumë për çështjen e migrimit. Christoph Hasselbach/ DW

Next Post

"Sfida" e një vajze të pasigurt/ Disa info për meshkujt dhe disa fakte për femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

January 17, 2026
“Më kishte ardhur në majë të hundës”, ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

A bashkëpunuan për vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis e Gjon Shkëmbit

January 17, 2026
11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

January 17, 2026
Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

January 17, 2026
Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

January 17, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In