• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Politika e Kosovës nën presion, ndërkombëtarët duan qeveri me shumicë të konsiderueshme

by A R
02/03/2025 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimet e njëpasnjëshme të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në Kosovë me liderët e partive politike po konsiderohen si presion për formim të shpejtë të institucioneve dhe të një qeverie stabile. Sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, aleatët ndërkombëtarë duan që në Kosovë të jetë një qeveri me shumicë të konsiderueshme në parlament që i kalon sfidat e mëdha që i pret vendi.

Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se ndërkombëtarët po japin mesazhe që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve. Sipas tij, aleatët duan një qeveri e cila nuk është e përkohshme, por merret me dialogun me Serbinë, po ashtu edhe obligimet nga ky proces, përfshirë Asociacionin.

“Vizitat e fundit të shefit të BE-së në Kosovë dhe ambasadorëve te partitë politike japin mesazh që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve dhe prioriteti të jetë dialogu me Serbinë… 06:50 Presion ndërkombëtarë është që të ketë një qeveri stabile. Një qeveri e cila nuk është e përkohshme dhe është jetë gjatë dhe i kalon sfidat e mëdha. Për t’u kaluar sfidat si Asociacioni dhe disa probleme që ka me i pas çdo qeveri me presidencën e Trump mendoj se duhet të jetë qeveri stabile. Qeveria e pakicës mund të jetë vetëm nëse ka tendencë Kurti me dërgu vendin në zgjedhje ose kur vjen koha e zgjedhjes së presidentit ose zgjedhjeve lokale”, thekson Sadiku.

Kërkesën ndërkombëtare për një qeveri stabile në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e thekson edhe politologu, Albinot Maloku

Ndërkohë, Albinot Maloku thotë se një qeveri që formohet me minimumin e numrave në Kuvend nuk ka jetëgjatësi.

“Qytetari dëshiron një qeveri që gërsheton shumë subjekte politike, konkretisht koalicion dhe partneritet. Sidomos tash që ka hapësirë veprimi dhe bashkëpunimi mes subjektit të parë me njërin prej nga subjekteve shqiptare të dala nga zgjedhjet. Gjithsesi përfshirë edhe pakicat jo shqiptare, përfshirë dhjetëshen e pakicave jo serbe dhe ato serbe. Kosova ka obligim dhe duhet t’i ketë të integruar të gjithë… Tani një qeveri që shkon me minimumin e numrave nuk do të ketë jetëgjatësinë si duhet, sidomos jo katër vjeçare për arsye edhe të zgjedhjes së presidentit të vendit. Konsideroj se më e mira do të ishte që subjekti i parë me njërën prej subjekteve të tjera shqiptare dhe pakicat të përfshihen dhe të jetë stabile”, deklaron Maloku.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.

Next Post
Horoskopi javor i Susan Miller për datat 3 deri 9 Mars 2025

Horoskopi javor i Susan Miller për datat 3 deri 9 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

February 15, 2026
Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

February 15, 2026
Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

February 15, 2026
Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

February 15, 2026
Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

February 15, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

February 15, 2026
Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

February 15, 2026
Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In