• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

by Artur Ajazi
08/04/2025 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sikur kryeministër, të mos ishte Edi Rama, i cili “mbulon me gjatësinë e tij” gjithë idiotësitë e batakut ku jetojmë, ndërkombëtarët do ta zbulonin më shpejt nivelin mjeran të një pjese të politikës shqiptare. Mjafton të dëgjosh si flasin, si sillen, si manipulojnë, si takohen, si pasurohen, si reagojnë kur ndiqen penalisht dhe kur arrestohen, dhe do të bindesh. Mjafton ti dëgjosh si bëjnë replikat, debatet, protestat, fushatat elektorale, si bëjnë premtimet zgjedhore, mjafton ti shikosh njerëzit që i rrethojnë, se si u servilosen, se si i mbulojnë me lëvdata edhe kur janë ndotur nga llumi, dhe do të bindesh sa mjeranë janë personazhet e “aneksit” të politikës në Shqipëri.

Pse ndodh kjo, dhe pse akoma dhe sot pas 34 apo 35 vitesh akoma nuk po civilizohen ky soj politikanësh ? E thjeshtë fare. Ata vijnë nga ish-organizatat e partisë, nga hiçi, vijnë nga skutat, mejhanet, nga kulisat, vijnë nga pazaret dhe marrëveshjet e pista mes plakushëve të politikës, dhe “të rinjve” që bëhen aktorët dhe shërbëtorët e tyre të bindur. Ajo që po ngjet me “aneksin” e politikës shqiptare, që lidhet me opozitën aktuale, mbetet unikale dhe e pabesueshme deri diku.

Nuk mendohej kurrë se, pas një periudhe të gjatë “në stol”, Berisha do të prishte çdo plan dhe imagjinatë të militantëve të tij, se nuk do të shkatërronte çdo shpresë të tyre, për të rigrupuar, riorganizuar dhe riformuar atë parti. Partia Demokratike, ka kaluar një kalvar të gjatë peripecish, nga e cila duhej të kishte dalë më e pjekur, më solide, më e bashkuar, dhe më e riformuar se kurrë. Ishte momenti historik, që Sali Berisha të merrte mbi vehte, gjithë përgjegjësitë e tij mbi deformimet strukturore dhe shkatërrimin e asaj force politike. Por ai zgjodhi “rikthimin e detyrueshëm”.

Trokitja e prangave dhe dosja penale, po preknin interesat e tij personale, ndaj ai nisi betejën e “rikthimit” dhe privatizimit të asaj partie. Duke shfrytëzuar gjithë potencialet negative të asaj force politike, që akoma kishte në dorë forumet dhe strukturat, si dhe duke premtuar “ringritjen e PD nga e para”, ai mundi të bëjë për vehte edhe ata që e kishin kundershtuar, dhe ishin bashkuar me vendimin e SHBA-së për shpalljen “non-grata” të tij. Ngjarjet rrodhën shpejt, dhe Sali Berisha “u rizgjodh me votën e shumicës së anëtarësisë” kryetar partie. Me format dhe metodat e tij bajraktariste, ai arriti të rimarë edhe vulën e partisë. Po ashtu duke i mashtruar, arriti të fuse në rresht, edhe deputetë aktive të grupit parlamentar, deri ditën kur në pabesi, nuk i futi as në listat e reja si kandidatë.

Situata e krijuar, kërkonte që Sali Berisha të kishte në krahun e djathtë jo qëndrestarët, por gërdecarët, dhe ashtu ngjau. Në takimet e tij, nuk po mungojnë në podiume, as Fatmir Mediu, dhe as Fredi Beleri, as Vangjel Dule dhe as Shpëtim Idrizi. Sa turp, sa qesharake, dhe sa e dhimbshme është kur mendon se kishte me qindra demokratë që mbanin shpresën tek Sali Berisha. Besonin se, “ai do ti shpinte drejt pushtetit, do rinovonte PD, do hapte partinë për të rinjtë, do dilte forcë e parë në 11 Maj”. Por sot, ata janë shpërgjumur, janë kthjelluar, dhe kanë tjetër mendim dhe reagim  për “ish-liderin historik të PD”.

Zhgënjimi nga rezultati i “primareve” ishte akti i  fundit që vulosi ndarjen e madhe të shumicës së mbështetësve, nga Sali Berisha. Ata nuk mund të vazhdonin më gjatë pritjen dhe rrugëtimin e tyre strapacues, me një “lider” që nuk bën politikë, por harton skenare për përfitime personale, që nuk vlerëson qëndrestarët, por afron servilët dhe mediokrit që i trajton si lecka.

Tablloja e ofruar nga kjo pjesë e politikës në Shqipëri, dhe guximi i saj për të garuar në fushata elektorale, tregon mjerimin e saj, duke na treguar  dëshpërimisht, sa poshtë ka rënë, partia e idealeve demokratike të Dhjetori 1990.

Next Post
Përfshiu një të mitur në shpërndarjen e drogës, arrestohet 34-vjeçari

Përfshiu një të mitur në shpërndarjen e drogës, arrestohet 34-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In