• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika dhe morali

by Artur Ajazi
21/10/2024 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Arrestimet e bujshme muajt e fundit, dhe veçanarisht arrestimi i ish-kryeministrit, apo dhe së fundi, i ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, tregoi nevojën urgjente që ka sot politika për spastrimin rradikal brënda vehtes. Kryetarë  bashkie, ish-kryetarë bashkie, ish-ministra dhe zyrtarë të rrangjeve të larta dhe të mesme, ish-kryeministra, ish-presidentë, të arrestuar dhe të marrë nën hetim. Kjo është tabloja e sotme, nga ajo ç’ka po ngjet në politikën shqiptare. SPAK-u, mbetet “i vetëm trim në luftë”, duke goditur majtas dhe djathtas, dhe kaq mjafton që Sali Berisha ta mbyllë gojën, dhe të mos thotë më se “Edi Rama e ka nën zap SPAK-un”. Vendosja e ligjvënësve , ish-ministrave dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit nën hetim, nën akuzë, dhe dënimi i tyre me ligj, mbetet fitorja më e madhe e Shqipërisë Demokratike. Iku koha kur bëhej “pallë” mbi pasurinë e vjedhur, mbi lidhjet me trafiqet dhe krimin. Natyrisht, kjo pa një ndihmë nga shërbimet inteligjente të huaja, nuk mund të bëhej realitet. Viti 2025, mbetet pa asnjë diskutim pikënisja e një periudhe të re, në funksionimin normal  dhe me moral i skenës politike shqiptare. Askush nuk do të guxonte në 2025, të listonte për deputet, njerëz me lidhje kriminale, njerëz me arsim të cunguar, njerëz me CV të fallcifikuar, apo dhe njerëz të dënuar  dikur nga drejtësia. Politika në Shqipëri, duhet të vihet mbi “shina europiane”, ndryshe nuk do të na bëjnë “fajde” as hapja e negociatave me BE-në, dhe as propaganda  bajate se “jemi më të mirët e botës”. Në 2025, ndryshe nga Partia Socialiste e Edi Ramës, shoqata e shkatërruar e Sali Berishës, pritet të marrë goditje fatale në zgjedhjet e reja. Brënda selisë “blu” gjenden sot mëkatarë të bëmave të tmerrshme të shqiptarëve, duke përmendur veçse  1997, piramidat, Gërdecin,  apo dhe 21 Janarin. Kaq do të mjaftonte, për të gërrmuar brënda “gjirit  të asaj partie” për të gjetur shkaktarët e shkatërrimit të shtetit, vjedhjeve të pronave, parave të shqiptarëve, dhe vrasjeve pa gjyq. Edi Rama, po e mban fjalën siç ka vepruar gjithmonë. Po i “sikterris” ata që kanë vjedhur, ata që kanë abuzuar, ata që kanë mbajtur miq dhe shokë trafikantët dhe kriminelët. Ata e kanë vendin në burg. Po Sali Berisha, çfarë ka bërë, dhe çfarë po bën ?  Asgjë. Si  dje dhe sot, ai njeri mohon gjithçka ka bërë vetë, dhe ata që mban pranë edhe sot e kësaj dite. Dhe më komike mbetet deklarata e tij se “ne do të fitojmë zgjedhjet e reja, do të mundim me votë Edi Ramën”. Një partie dhe një njeriu, që siç ka qenë ka mbetur, kurrë nuk  mund ti japin shqiptarët votën e tyre. Viti  2025, do të “skarrcojë” gjithë kastën e ndyrë të politikanëve, që akoma kanë kurajon të dalin  dhe japin “leksione” morali, apo  dhe “zgjedhjesh të lira”. Vota e shqiptarëve në 2025, do të jetë ndryshe nga çdo vit tjetër elektoral, pasi do të jetë “vendim” i pakthyeshëm që do të flakë nga politika, ata që vendin e kanë në burg, dhe jo në selitë e partive dhe Parlamentin e Shqipërisë.

Next Post
Emrat/ Lista e LSI-së e mbushur me të akuzuar, Meta-Kryemadhi sfidojnë ultimatumin e Yuri Kim për kandidatë të pastër

Arrestohet me urdhër të SPAK, Ilir Meta! Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In