• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politfutboll: Ç’fsheh para zgjedhjeve afrimi i miliarderit Selim Rusi në Dibër?!

by Ylli Pata
16/08/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Futboll dhe politikë. Zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër po bëhen me lëvizje të forta dhe me lobingje për të rritur influencën e mazhorancës të dëmtuar nga skandali i Shukri Xhelilit.

Përpara zgjedhjeve, një lëvizje e fortë është kryer në Peshkopi, duke sjellë një investitor shumë, shumë të fuqishëm në krye të klubit të futbollit “Korabi”, i cili tashmë ka dalë në Superiore edhe falë investimeve të bëra nga përtejdetit.

Siç duket ka qenë “asi nën mëngë” i Ramës që kur me reformën administrative bashkinë Peshkopi e quajti “Dibër”, duke lënë kështu të kuptohet vazhdimin natyral me Dibrën-qytet që ndodhet në territorin e Maqedonisë dhe që gjithmonë ka qenë qendra e krahinës së njohur të vendit.

Kështu, familja “Rusi” që është as më pak e as më shumë por familja më e pasur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë 75% të Korabit, duke i lënë 25% bashkisë së Dibrës.

Selim Rusi është emëruar President i Korabit, ndërkohë që i ati i tij Turhan Rusi është “kumbara” i klubit.

Një përfaqësi i klubit Korabi ka kaluar kufirin dhe ka shkelur në banesën e Turhan Rusit në Dibër të Madhe ku i kanë dhuruar uniformën me numrin 1.

Vetë pronari i Korabit ka thënë se “klubet e tjera të Superiores duhet të tremben nga Korabi, dhe ka bërë të ditur se i biri do të blejë lojtarë të fuqishëm”.

Turhan Rusi i ka bërë thirrje lojtarëve dhe drejtuesve të grupit që të mos shesin ndeshjen për 1 mijë apo 2 mijë dollarë, duke shtuar se investimet do të jenë lumë.

Por kush është familja “Rusi” në SHBA?

Kreu i kësaj familje është Sal Rusi, të cilin Edi Rama dhe Hashim Thaçi e kanë emëruar konsull të Shqipërisë dhe Kosovës në New York.

Sal Rusi është një filantrop dhe miliarder nga New York-u. Një emigrant nga Dibra e Madhe ai është kthyer në një nga ikonat e City-t. Ka mbushur mediat amerikane pas blerjes së “Shtëpisë së Bardhë”, apo banesës që ka pasur një nga mafiozët më të mëdhenj në SHBA, Paul Castellane. Vila ndodhet në Staten Island, zonë elitare e New Yorkut.

Nga viti 2013 është emëruar konsull nderi i Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka një influencë të fuqishme në politikën amerikane.

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, në shtëpinë e Sal Rusit nisi fushatën e mbledhjes së fondeve në komunitetin shqiptar në SHBA.

Sal Rusi, përveç aktivitetit të tij ekonomik si biznesmen ka edhe një fondacion që e drejton e bija, Florina Rusi, që merret me grumbullimin e fondeve për luftën ndaj kancerit.

Dy vjet më parë në Dibër të madhe u bë një samit i madh në banesën Rusi në Dibër, ku u takuan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti, për të koordinuar punët e lobit shqiptar.

Përveç Selim Rusit, në krah të tij si investitor i Korabit është edhe Naim Agolli, një tjetër dibran i njohur në SHBA, krushku i Rusit.

Kjo ka bërë që në fund të sezonit, tifozët e Korabit shpalosën parrullën duke iu referuar poezisë së Nolit: “O Korab mo s’ki frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Të dy ata kanë paralajmëruar lëvrimin e 100 mijë eurove për ndërtimin e stadiumit të ri të Korabit për t’ia përshtatur standardeve të Superligës.

Po a do të ndikojë kjo në zgjedhjet e 11 shtatorit në një mikroklimë ku gjithçka lëviz shpejt?!

Ndërsa në Tiranë nuk duket gjë, kanë nisur që gjërat të kenë një kahje të fortë në Dibër, edhe pse PS ka vendosur e vetme kandidatin e saj, mjekun Muharrem Rama pa e pyetur shumë LSI-në.

Ndërkohë, i zgjedhuri si kryetar i PD-së për Dibrë, ish-deputeti Rahim Kaleci është shkarkuar nga ky post dhe tashmë është në konflikt të hapur me qendrën. Ai nuk ka marrë pjesë ne prezantimin e kandidatit Sherefedin Shehi.

Kjo e detyroi Edi Palokën që të lëshinte një kërcënim të fortë që i ngjante filmit Ballë për Ballë, ekzaktësisht komandant Bermemës kur tha: “Nëse do të ketë njerëz që nuk do të rreshtohen me ne, ata do të konsiderohen si kundërshtarë dhe do të marrin të njëjtën përgjigje si kundërshtarët”!

Tesheshi.com

Next Post

Metoda “20-20-20”, mbrojtja e syve nga ekranet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

December 5, 2025
FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Komisioni i Ligjeve mblidhet të martën për 7 kandidaturat e Avokatit të Popullit

December 5, 2025
“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In