• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Oficerja kundër Tahirit pjesë e grupit Habilaj, u tregonte trafikantëve si shmangen përgjimet

by Java News
24/10/2017 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oficerja e policisë së Vlorës me inicialet B.A, që presupozohet se është kthyer në provën kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është e “zhytur” tërësisht në veprimtarinë kriminale të këtij grupi. Nuk dihet se cila është arsyeja, apo kush mund ta pengojë prokurorinë për arrestimin e kësaj oficereje, pasi, nëse shikon dosjen e prokurorisë së Katanias, efektivja e policisë rezulton të jetë e implikuar me grupin që drejtohej nga Moisi Habilaj. Dëshmia e saj është administruar në dosjen e prokurorisë më 20 tetor 2017, por ndaj saj nuk është marrë asnjë masë ndalimi, ndonëse rezulton e përfshirë totalisht në trafik droge.

Habilaj së bashku me oficeren B.A, kanë udhëtuar në 2017 në drejtim të Italisë, por edhe në drejtim të Greqisë, disa herë. Oficerja që ka rrëfyer dëshminë e saj në një proces-verbal prej 4 faqesh, në një bisedë të përgjuar nga prokuroria e Katanias rezulton se shërbente si këshilltare, duke i orientuar anëtarët e grupit të përdornin numra të quajtur “citofonë”, për të mos u gjurmuar nga përgjimet e policisë italiane. Për më tepër, oficerja me inicialet B.A, u ka treguar anëtarëve të këtij grupi se ata mund të lokalizohen nga policia dhe se mund të zbulohen nga telefoni, edhe kur e humbin, apo e hedhin.

Sipas asaj që oficerja i tregon Maridian Sulajt, njërit prej të arrestuarve bashkë me Moisi Habilajn në ania, aparati i telefonit duhet të shkatërohet plotësisht, pastaj të hidhet. Pasi vetëm kjo mënyrë, do të asgjësonte jo vetëm të gjithë memorjen e telefonit, por edhe të shmangte lokalizimin e personit në vendet ku ai ka qëndruar. ”Shqiptarja.com” zbardh të plotë bisedat e përgjuara mes oficeres dhe anëtarit të kësaj bande Maridian Sulaj.

Përgjimet e grupit

Në dokumentat e prokurorisë së Katanias thuhet se Moisi Habilaj kishte zbritur në Brindisi më 12 janar 2017 në darkë, i shoqëruar nga një tjetër shqiptare, B.A. Në datë 16.01.2017 Maridian Sulaj i telefonon në orën 12:08 numrit italian celular 3342376398, që e përdorte B.A. Në sfond u dëgjua zëri i Moisi Habilajt që thotë “…Do vonohesh…?”. Gjatë përgjimeve në makina ku ndodheshin çimka u kuptua se Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin “citofonë”, numra të veçantë celulari që mund t’i përdornin ekskluzivisht vetëm mes tyre dhe trafikantëve të tjerë të drogës. Në një numër të tillë B.A. ka dhënë këshilla se si të shmangeshin përgjimet.  B.A shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim. Madje, ata kishin sofistikuar dhe mënyrën e komunikimit mes tyre, duke përdorur citofonat,në mënyrë që të mos regjistroheshin bisedat mes tyre.

Kështu, më 16 janar 2017, ora 20:01, B.A. pasi i thotë Maridianit se kishte përfunduar punë me dokumentat e noterizuara, shton se duhet të kenë shumë kujdes me telefonat.

Maridiani: Po me ato që përdorim ne nuk duhet të ketë problem

B.A.: Jo

Maridiani: Mesazhe

B.A.: Jo

Maridiani: Ai nuk e di kush jam unë?

B.A.: Fare!

Maridiani: Mirë po pozicioni se ku është telefoni i del? Dmth jam në shtëpi, apo në filan vend?

B.A.: I del, i del. Hidhe poshtë, fike dhe hidhe! Ti ku e mban telefonin?

Maridiani: Në shtëpi, pse del?

B.A.: Prandaj them ta mbash në makinë, ki kujdes, mos komuniko, e zbulon antena. Antena gjen zonën, por jo shtëpinë.

Dëshmia e saj kundër Tahirit

Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka përdorur dëshminë e kësaj punonjëse policie, për të kërkuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij nën akuzën e “Trafikut të drogës” dhe “Korrupsionit pasiv”. Prokuroria ka mësuar nga përgjimet italiane të bisedave të anëtarëve të grupit se kjo oficere ka qënë mikja e kreut të grupit kriminal, shetasit Moisi Habilaj, i arrestuar pak ditë më parë nga prokuroria e Katanias. Nisur nga këto të dhëna, prokuroria ka shoqëruar pak ditë më parë këtë punonjëse police, duke i administruar dëshminë e saj në dosje. Oficerja ka treguar se mes saj dhe Moisi Habilaj ka pasur një miqësi dhe se gjatë kohës që kanë qëndruar bashkë, Habilaj i ka thënë se është kushëri i Saimir Tahirit,ministrit të Brendshëm. Sipas saj, kjo bisedë është bërë në një Bar-Kafe në qytetin e Vlorës, ku Moisiu i ka pohuar se kishte siguri në këtë punë, pasi ishte kushëri i Tahirit.

Në rrëfimin që ka dhënë para prokurorëve, oficerja ka treguar se Habilaj kishte shoqëri me shumë efektiva policie në Vlorë, por nuk kishte informacion nëse ata ishin të implikuar ose jo. Burime pranë “Shqiptarja.com” thanë se kjo oficere kishte udhëtuar disa herë në Greqi dhe Itali me Moisi Habilajn, por sipas saj këto udhëtime kanë qënë për disa probleme personale dhe, në dijeninë e saj, nuk bëhej fjalë për trafik droge.

Këshillimi

Sipas asaj që oficerja u tregon Maridian Sulaj, aparati i telefonit duhet të shkatërohet plotësisht pastaj të hidhet. Pasi vetëm kjo mënyrë, do asgjësonte të gjithë memomerjen e telefonit dhe që mund të sillte lokalizimin e personit në vendet ku ai ka qëndruar.

Mikesha
Prokuroria ka mësuar nga përgjimet italiane të bisedave të anëtarëve të grupit, se kjo oficere ka qënë mikja e kreut të grupit kriminal, shetasit Moisi Habilaj, i arrestuar pak ditë më parë nga prokuroria e Katanias.

Me citofonë
Gjatë përgjimeve në makina ku ndodheshin çimka u kuptua se Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin “citofonë”, numra të veçantë celulari që mund t’i përdornin ekskluzivisht vetëm mes tyre dhe trafikantëve të tjerë të drogës.

Prokuroria pa prova dosja “Habilaj”, si rrëzoi Gjykata prokurorinë për Nezar Seitin

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila një ditë më parë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë për “arrest me burg” pa afat për Nezar Seitin, zbardhet ekskluzivisht process-verbali i ndalimit të Prokurorisë për këtë shtetas ku as nuk përmenden fare materiale apo prova të mbërritura nga Italia. Ajo çka ngre shumë pikëpyetje për mënyrën e ndalimit dhe hetimit ndaj grupit Habilaj në të cilin është bashkëngjitur dhe hetimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është fakti se cila janë provat qofshin këto shqiptare apo palës italiane.

Siç shihni në këtë faksimile të dokumentit që shkaktoi zhurmë mediatike dhe nxiti Prokurorinë shqiptare të nisë hetimet, Nezar Seiti është i katërti në listën e personave që ka një masë sigurie dhe është i proceduar. Por ky dokument apo kjo kërkesë e palës italiane as përmendet fare në urdhër ndalimin e Prokurorisë çka një ditë më parë ka rrezikuar dhe lirimin e tij pasi Gjykata i deklaroi Prokurorisë mungesën e provave për ta mbajtur në burg të riun nga Vlora. E për të plotësuar provat gjykata caktoi ndaj tij vetëm masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 çka në mungesë të provave që Prokuroria pretendon se ka, Nezar Seiti do të lirohet.

a. ç

Next Post
Përplaset dy makina në afërsi të tunelit të Elbasanit, shkak parakalimi i gabuar

Përplaset dy makina në afërsi të tunelit të Elbasanit, shkak parakalimi i gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In