• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia zbulon identitetin e autorëve të grabitjes në Rinas, ja kush janë të arrestuarit

by Java News
14/02/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka bërë me dije identitetin e autorëve të grabitjes në Rinas. Sipas tij janë po të njëjtët persona që kanë kryer grabitjen në dhjetor të vitit 2015 po në Rinas. Sipas kreut të policisë së Tiranës, njëri prej grabitësve është ish efektiv i kompanisë së sigurisë Rogat, ndërsa dy të tjerë ish pjesëtarë të forcave ushtarake.  Aksioni i policisë vijon për kapjen e dy autorëve të tjerë, të cilët tashmë janë identifikuar nga policia.

“Në kuadër të opearacionit ‘Patriot’ forcat e policisë zbuluan dhe dokumentuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare në Rinas në 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017. Pas veprimeve hetimore dhe provave shkencore u arrit të provohej dhe dokumentohej implikimi i këtyre shtetasve:

GRABITËSIT E ARRESTUAR

Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Tiranë, ish punonjës në sicurety ‘Rogat’;

Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, banues në Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake;

Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në vlorë, banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në focat ushtarake të Zall Herrit.

Ernest Kupa, me banim në Krujë, shtetas me biznes privat.

U shpall në kërkim shtetasit me incialet M.A dhe Ç.A.

Janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale, vlera në valutën paund, euro e dollarë kanadez e australian… Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i autorëve në këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon me insensitet kërkimin e autorëve të shpallur në kërkim.”-tha Hodaj.

KU ISHIN FSHEHUR PARATË E GRABITURA

Kreu i policisë së kryeqytetit u shpreh se paratë e grabitura ishin fshehur në disa vende.

“Sasia e lekeve është gjetur në disa vende. Ndaj janë veprimet hetimore të karakterit sekret dhe mund të ketë të tjerë që mund të jenë në hetim.”, pohoi Hodaj.

HODAJ: TË ARRESTUARIT ME PRECEDENT PENAL

Hodaj tha gjithashtu se 4 autorët e arrestuar janë persona me precedent penal brenda dhe jashtë vendit.

 “Është çështje në hetim por nga informatat që ka policia, disa nga këta persona kanë background të mëparshëm penal brenda dhe jashtë vendit… çështja është në hetim dhe e kam të pamundur që të të përcaktoj rolin e tyre në këto ngjarje kriminale. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka mbledhur prova të pakontestueshme që i implikojnë ata në këto ngjarje.”, tha shefi i policisë së Tiranës.

A KA LIDHJE NJËRI PREJ TË ARRESTUARVE ME BANDËN E BABAGJYSHËVE?

Teksa u pyet nga gazetarët nëse emri i një prej të arrestuarve, Ernest Kupa, ishte pjesë e bandës së babagjyshëve, Hodaj pohoi se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë fakt. “Nuk mund të them këtë në ka apo jo. Nuk kemi asnjë person që ka status të penduarit.”, theksoi ai. Në fund Hodaj tha të arrestuarit nuk kanë lidhje familjare më njëri-tjetrin. “Nga informacionet që ka policia nuk ka lidhje familjare mes tyre.”, përfundoi ai./a.k

Next Post
Policia vendos në “shtetrrethim” Farkën, kërkime intensive për kapjen e grabitësit të pestë të bankës

Policia vendos në “shtetrrethim” Farkën, kërkime intensive për kapjen e grabitësit të pestë të bankës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In