Policia ka nisur një kontroll “blic” në Portin e Durrësit pas një informacioni se në një kontejner ka pasur drogë dhe armë. Në mungesë të informacionit të plotë, Policia ka nisur kontrollet në disa automjete.
Në portin e Durrësit, që prej orëve të para të mëngjesit është “stacionuar’ Forca e Posaçme Operacione, e cila ka nisur verifikimin e të dhënave të mbërritura nga agjentë të Policisë në terren.
Gjithashtu mendohet se në një nga kontenierët bëhet fjalë për mallra kontrabandë, por pa u specifikuar për çfarë bëhet fjalë.
g.koosvari