Në Filadelfia kanë nisur protestat masive, pasi policia qëlloi për vdekje një 27-vjeçar.
Protestuesit kanë djegur makinat që iu kanë dalë përpara dhe kanë thyer xhama dyqanesh, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Policia ka deklaruar se i riu, i identifikuar si Ualter Uallace ka pasur thikë në momentin që e kanë thirrur për t’u dorëzuar. Sipas policisë, ai nuk është dorëzuar dhe vrasja ishte e vetmja mënyrë.
Qindra qytetarë kanë vërshuar në rrugë për të protestuar kundër aktit policor.
/e.rr