• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia vendos rregulla: Gjoba edhe për këmbësorët, ‘Janë shkelësit më të mëdhenj të qarkullimit rrugor’

by Java News
25/01/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndëshkim me gjobe edhe për gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kështu ka deklaruar Skënder Ismaili, shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili ne një interviste për ATSH, ka thënë se “Qytetarët janë shkelësit më të mëdhenj të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas tij, në ligjin shqiptar ekziston neni që lejon marrjen e masës administrative gjobë ndaj këmbësorëve, por tashmë do nisë dhe të zbatohet me rigorozitet. “Edukimi me rregullat e qarkullimit rrugor si një nga komponentët më të rëndësishëm të sigurisë rrugore është që këto njohuri duhen marrë në të gjitha nivelet e shkollimit, që nga niveli parashkollor dhe deri në fakultet. Ka ardhur koha që lënda e njohuri mbi trafikun rrugor të jetë një nga lëndët që duhet aplikuar në të gjitha ciklet arsimore”, tha Ismaili.

“Edukimi duhet të jetë i përditshëm. Një nga treguesit më negativë ka qenë dhe përdormi i rrugës nga këmbësorët, pasi kanë njohuri të pakta se si duhet të përdorin rrugën. Ne do të propozojmë plan kombëtarë për zbatimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët dhe ku duhet punuar me qytetarët për rregullat e qarkullimit rrugorë në të gjithë vendin me qëllim që këmbësorët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke bërë kalimin e rrugës në vijat e bardha..etj”,- nënvizoi Ismaili.

Ai tha se legjislacioni shqiptarë parashikon dhe masën administrative gjobë ndaj këmbësorëve. “Kodi Rrugor në nenet 188 dhe 189 të tij ka përcaktuar detyrimet e këmbësoreve ndaj drejtuesit të mjeteve dhe anasjelltas dhe policia nuk do e toleroj më shkeljen e këtij neni. Një vështirësi për zbatimin e këtyre neneve ka qenë dhe se si duhet të vilet kjo masë administrative.

Natyrisht këmbësorët kanë një dokument që quhet dokumenti i identifikimit me vete dhe përmes këtij dokumenti, punonjësi i policisë rrugore i vë gjobën në emër të tij dhe kjo masë administrative i del online në të gjitha shërbimet publike që qytetari do haset, në pagesat në Bashki, kalimin e kufirit, marrjen e pensionit..etj. Çka do ta bëjë qytetarin ta paguajë gjobën, por dua të theksoi se gjoba nuk është mjet ndëshkimi, por ndërgjegjësimi”,- tha Ismaili.

Një taksist u shpreh se këmbësorët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe gjoba do ishte një zgjidhje e mirë. “Rrugët e Tiranës janë me trafik të dendur dhe normalisht ka dhe njerëz që nxitojnë. Duhet më shumë vëmendje dhe për mendimin tim, edhe qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të vëmendshëm, pasi në të dy raste ka gabim. Qytetarët nuk respektojnë vijat e bardha dhe ne detyrohemi të frenojmë dhe rëndojmë edhe më shumë trafikun. Masa e gjobës duhet të aplikohet edhe të këmbësori.

Edhe familja ime nëse nuk respekton kalimin e rrugës te vijat e bardha të gjobitet. Gjoba do ndikonte edhe në ndërgjegjen tonë. Nëse do e pësonim njëherë, do mendohemi më shumë përpara se të bënim një shkelje të tillë sërish”, – tha një djalosh tjetër. “Edhe ne qytetarët jemi shkaktarë të aksidenteve, duhet gjoba”,- tha një zotëri i moshuar. “Patjetër që duhet gjobë, prandaj janë semaforët dhe vijat e bardha, për t’u respektuar”,- tha një djalosh tjetër. Një vajzë u shpreh se këmbësorët kalojnë vend e pa vend. “Ka shkelje të shumta nga këmbësorët. Po, gjoba do ndihmonte në këtë drejtim”,- u shpreh ajo.

Next Post
Pamje apokaliptike/ Ja pasojat e tërmetit tragjik, Deri tani 22 numri i viktimave. Kërkohet nën rrënoja për 30 të mbijetuar (FOTO)

Tërmeti në Turqi/ Janë nxjerrë mbi 40 persona të gjallë nga rrënojat, edhe një grua shtatëzënë dhe fëmija i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In