• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia vendos në zbatim kërkesën e Prokurorisë, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit

by
14/10/2022 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme sekuestrimin e pasurive të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij, nën akuzë se janë krijuar nga veprimtari kriminale.

Sakaq, sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kapin vlerën prej 5 milionë eurosh.

Pasuritë përfshijnë një ndërtesë 8 katëshe, 1 apartament, sipërfaqe ndërtimi, 1 dyqan 40 metër katror, si edhe tre biznese përfshirë bar-kafe, dyqan ushqimesh dhe lavazh makine.

Marku akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale, ndërsa akuzohet nga shteti italian për një sërë krimesh, dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, deri në arrestimin e tij më 8 tetor, teksa ishte në një automjet me Endrit Doklen.

Ashtu siç ka njoftuar edhe Prokuroria, disa prej pasurive të Muratit ishin vendosur në emër të familjarëve të tij, më konkretisht në emër të nënës dhe vëllait.

Njoftimi i prokurorise:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive për shtetasin F.M. dhe familjarët e tij për përfshirje në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike).

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.02.2018, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.2600 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Më datë 21.03.2018 nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë referuar materialet e para hetimore për shtetasit F. M, Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M rezulton i kërkuar në nivel kombëtar për:

Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;

Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe

Më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Shtetasi Q. A. rezulton momentalisht i kërkuar në nivel kombëtar për:

Masa e lëshuar më datë 26.04.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Venecias për pjesëmarrje në krime e finalizuar në trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra kundër pasurisë;

Masa e lëshuar më datë 07.05.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Veronas për pjesëmarrje në krime; dhe

Masa e lëshuar më datë 01.07.2016 lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Trevizos për pranim të mallrave të vjedhur, posedim abuziv të arnmëve dhe lëndëve narkotike, ku kishte për të shlyer dënimin me 3 vjet, 10 muaj e 17 ditë.

Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e lartpërmendur, rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri të luatjshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit të aseteve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të krijuara prej tyre.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, arrijmë në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M. dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim të drejtpërdrejtë të subjektit hetimor F.M. si dhe familjarëve të tij M.M. (nëna) Y.M, (vëllai).

Sa më sipër, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të K.Pr.Penale,

K Ë R K O J M Ë :

Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:
Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
2.Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:

Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Venecia”. Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 5 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Venecia”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 5 milionë euro, konkretisht:

•Një ndërtesë në rrugën “Lord Bajron”; një dyqan në rrugën “Shaban Matraku”; një apartament, një objekt 8-katësh me sipëfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

/e.d

Next Post
Aksident i rëndë në Fier/ Humb jetën 64-vjeçari, plagoset pasagjeri (EMRAT)

Aksident i rëndë në Fier/ Humb jetën 64-vjeçari, plagoset pasagjeri (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com