Pas incidentit të djeshëm mes tij dhe këngëtari Flori Mumajesi, policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e Ernes Dukës, ose siç njihet me emrin e artit, Stine.
Këgëtari është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 1. Në mbrëmje, Stine dhe Mumajesi patën një incident, ku ky i pari goditi me një shishe në ballë Flori Mumajesin.
Nëse akuza për “plagosje të lehtë me dashje” provohet, këngëtari mund të dënohet nga gjobë deri në 1 vit burg, siç parashikon ligji.









