• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia transporton me kamionçinë viktimën, pezullohen efektivët

by
25/04/2015 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në radhët e policisë, çka ka sjellë pezullimin e tre punonjësve të Policisë rrugore dhe një Specialist  i Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Një 60 vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme nga një automjet. Viktima është Gëzim Sulaj, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë duke kaluar rrugën. Automjeti e ka përplasur për vdekje duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Policia e Lezhës e mbërritur në vendin e ngjarjes ka mbuluar trupin e viktimës me batanije dhe e ka transportuar atë me kamionçinë dhe jo me automambulancë drejt morgut të siptalit për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. Kjo ka shkaktuar reagimin e opinionit publik.

Por sipas policisë së Lezhës, ka qenë spitali rajonal i Lezhës i cili nuk ka dashur të nisë asnjë autoambulancë në vendin e ngjarjes.

Megjithatë, strukturat e rendit kanë bërë pezullimin e tre punonjësve të policisë rrugore dhe një Specialisti të Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë duke nisur ndaj tyre edhe procedimi penal për shkelje të rëndë  të “Kodit të etikës” dhe ”Procedurave standarde të punës”.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe Drejtori i Spitalit të Lezhës Nevruz Bare i cili ka bërë të ditur se morgu i spitalit nuk ka autoambulancë për transportin e kufomave dhe se me urdhër të ministrisë është e ndaluar rreptësisht që ato të transportohen me ambulancat e spitalit. Bare ka shtuar se për diçka të tillë edhe 2 muaj më pare i ka dërguar një shkresë Drejtorise së Policisë, e cila në fakt duhet të ketë kontratë me shërbimet funerale  per të kryer transportin e kufomave.

Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të aksidentit me vdekje ndaj 60 vjeçarit Sulaj.

aksidenti lezheeeee AKSSS

Njoftimi i plotë i policisë së Lezhës:

Më datë 25.04.2015, rreth orës 06.10, në Sallën Operative të Drejtorirë së Policisë Lezhë ka ardhur një telefonatë se në superstradën Lezhë–Laç, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ndodhej një shtetas i shtrirë në anë të rrugës.
 
Menjeherë në drejtim të vendit kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe patrulla e përgjithshme, ku është konstatuar se shtetasi Gëzim Sulaj rreth 60 vjeç, banues në lagjen “SMT” Lezhë, kishte humbur jetën.
 
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor rezulton se gjatë natës këtë shtetas e ka përplasur një automjet, ku për pasojë ka gjetur vdekjen, ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Në Spitalin Rajonal Lezhë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme Policisë, ku është kërkuar ambulanca, por spitali nuk ka pranuar të dërgojë asnjë auto-ambulancë apo makinë të morgut për të transportuar kufomën.
 
Në lidhje me refuzimin nga ana e Spitalit për të mos dërguar makinë në vendgjarje për të transportuar kufomën, nga  ana e policisë është plotësuar raporti i shërbimit.
 
Duke u ndodhur në këto rrethana, trupi i viktimës është mbështjellë me një batanije dhe është transportuar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me një kamionçinë e cila është gjetur rastësisht në vendngjarje.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
 
Lidhur me mos marrjen e masave nga ana e personelit të urgjencës së Spitalit dhe të morgut të Spitalit për transportin e viktimës nga vendi i aksidentit në drejtim të morgut të Spitalit, Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë po punojnë për dokumentimin ligjor të këtij rasti dhe ndaj personave përgjegjës do fillojë procedimi penal për veprën penale ” Shpërdorim detyre”.
 
Ndërsa punonjësit e Policisë, konkretisht tre punonjës të Policisë rrugore dhe një Specialist  i Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë janë pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë  të “Kodit të etikës” dhe ”Procedurave standarde të punës”.

Next Post

Mustafa-Klosi, sherri për luftën e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In