• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia ‘surprizohet’ nga kontrolli, ja çfarë iu gjet në shtëpi Orgest Bilbilit

by A R
12/04/2020 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kërkuar prej muajsh, por kokë e këmbë me veshje luksi, Orgest Bilbili nga qyteti i Lushnjës nuk bënte aspak një jetë të vështirë si një person në telashe me drejtësinë.

Përkundrazi, ai lëvizte lirshëm madje edhe duke përdorur tabela dhe distinktivë të policisë, të cilat asnjëherë nuk janë verifikuar derisa ai u përplas rastësisht tre ditë më parë me një polic që po kontrollonte masat anti-Covid.

Provat materiale të sekuestruara nga policia kriminale tregojnë sqimën e 30 vjeçarit, jo vetëm për veshjet që u përkasin firmave të njohura, por edhe armët nga Izraeli.

Burimi i policisë kriminale i tha portalit SI se mes provave të sekuestruara ishte një celular  Iphone 11, ai mbante laptop Acer, pëlqente çantat krahëqafë të firmave të ndryshme (rezultoi se kishte tre të tilla).

Një efektiv i ‘Shqiponjave” tregon se  në momentin e arrestimit, teksa ishte shtrirë përtokë dhe kur policia nuk e dinte ende se kujt po i shtrëngonte prangat, agjentët panë se djali shkërmoqi telefonin.

“Por ndërkohë,  çanta e krahut ‘Luis Vuitton’ u mor bashkë me mbetjet e aparatit si provë materiale”, – thotë burimi për SI.

Ai mbante një kapele ngjyrë të bardhë të firmës “Adidas” ndërsa arma e zjarrit që i’u bllokua ishte pistoletë  moderne  e  prodhuar në  Izrael, brenda së cilës gjendeshin 18 fishekë.

Në shtëpinë  ku Orgest Bilbili jetonte me qira policia gjeti edhe një çantë tjetër të firmës “Borboneze” dhe një të firmës “Calvin Clain”, – tha një tjetër ekspert i përfshirë në ekzaminimin e vendngjarjes, që tregon dobësinë e të riut për aksesorët e shtrenjtë.

Prokuroria në seancën për caktimin e masës së sigurisë u shpreh se 30 vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore jo vetëm sepse kërkohej për disa precedentë penalë, por edhe sepse qëlloi ndaj policisë.

Orgest Bilbili është i njohur si shoku i ngushtë i një tjetër të kërkuari, Laert Haxhiu, i cili ka armiqësi të vjetra që burojnë nga 1997 me bandën e Aldo Bares.

Ngjarjet e rënda kulmuan me planin për të vrarë nipin e Aldo Bares, që është djali i vëllait të vrarë të të fortit të Lushnjës. Vrasja e Xhulio Shkurtit dështoi. Ai njihet si djali i Ramadan Shkurtit për të cilin egziston legjenda se pas vrasjes së tij nga Artur Daja, i vëllai Aldo Bare apo Alfred Shkurti u betua që do merrte hak.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu nga njëra anë dhe nipi i Bares hyjnë mes atyre që mbijetuan nga 1997 pasi në atë kohë ishin fëmijë por siç kuptohet asgjë nuk harrohet në krim. Më tepër se kaq, policia beson që edhe gjatë këtyre viteve kanë ndodhur një seri vrasjesh, me emra që ose janë në kërkim ende ose u vranë përgjatë viteve.

Orgest Birbili është një nga ata eksponentë për të cilin policia mendon se është përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të rënda.

Lidhur me zbulimin e tij rastësor, prokuroria përmendi në seancën e  zhvilluar në spital se Orgest Bilbili u konstatua teksa po ecte në këmbë së bashku me një person tjetër me drejtim sheshin “Shtraus”. “Ecja e tyre na bëri përshtypje, – raportojnë policët e forcave “Shqiponja”, – ndaj dhe u kërkuam dokumentet në kuadër të masave për të parandaluar infeksionin Covid -19″.

“Kështu kishim vepruar herë pas here me qytetarë që i shikonim në rrugë kur edhe u kërkonim dokumentet e identifikimit. Njëri nga të dyshuarit mbante kapele ndërsa tjetri kapuç, sapo na panë filluan të lëviznin me shpejtësi. Ndaj edhe u bindëm që ishin të dyshimtë”, – përshkruhet më tej në dëshminë e  policëve.

Policia, pasi i ka bërë thirrje të ndalojne, njëri nga të dyshuarit nuk u ndal po vijoi vrapin duke kërcënuar me armë deri sa efektrivi i policisë i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të tij.

Në vendngjarje mbeti e plagosur edhe një grua tjetër e cila gjendej aty krejt rastësisht, ndërkohë që i plagosuri është vet-identifikuar vetëm pasi është dërguar në spital. “Unë jam Orgest Bilbili”, – ka thënë ai, i datëlindjes 13 qershor 1990

Kur policia kontrolloi shtëpinë aty mendohet se janë gjetur materiale me vlerë për hetimet e mëtejshme, që do të zbulojnë se kush e ndihmonte 30 vjeçarin e rrezikshëm, çfarë fshihej por edhe çfarë veprimtarie kriminale kryente ai gjatë kësaj kohe.

“Një sërë kartvizitash të lokaleve të njohura na bëjnë të besojmë se i këkuari frekuentonte lokale të njohura në kryeqytet ose bënte porosi përmes tyre”,- shtoi një zyrtar i policisë për gazetën “Si”, mes të cilave edhe disa numra telefoni të shkruar me shkrim dore ku lexohet 0693xxxxx4 Benz /fratja, letër e dytë e shkruar “krahë anglez  6500 euro Shkodër”, letër me mbishkrimin  5 mijë euro  069xxxxxxx benz kjrah ag,  Hotel J.., rruga pazari i Ri, restorant  B…

Policia shpjegon se është në gjurmim të të dhënave që ka zbuluar nga një sërë letrash e dokumentash, mes të cilave edhe disa kontrata për shitje toke, apo dhe dokumenta identifikimi me emrat e disa personave të tjerë. Por ajo që ka habitur policinë, sipas burimeve të gazetës “Si” ashtu si edhe në rastin e Dritan Dajti, është fakti që i shumëkërkuari qarkullonte  me dokumenta policie.

Burime të sigurta i thanë gazetës “Si” se Orges Bilbili posedonte gjithashtu një distinktiv policie që e kishte të fshehur në portofol, si edhe një tabelë të qarkullimit rrugor që me shumë mundësi ai duhet ta ketë përdorur gjatë udhëtimeve të tij.

Ka një sërë materialesh dhe të dhënash që po verifikohen shton një burim tjetër që tregon se disa prej tyre janë transferuar menjëherë për egzaminim kriminalistik, dhe biologjik. Pas masës së ditës së kësaj të diele, Orgest Birbili do të ballafaqohet edhe me disa ngjarje të tjera, që e lidhin atë me akuzën e vrasjeve në Lushnjë, por edhe trafikun e drogës.

Next Post
Lajmëtari i grushtit të shtetit: Bashën po e thërrasin kot, Ramës po i mbyllin çështjen

Doktori i LSI shan kolegët në detyrë: Mjekësi e vdekur! Do e bëjnë më keq situatën, do vuajmë shumë gjatë prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In