• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policia suedeze hedh poshtë akuzën e dy femrave për sulm seksual: ‘Kishin gjinj gjigantë’

by Aalison Pearse Stevens
25/08/2016 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetues i policisë suedeze raportohet të ketë hedhur poshtë një akuzë për sulm seksual, për shkak se dy prej viktimave të supozuara kishin “gjinj gjigantë”. Dy femra e kanë denoncuar në polici një lojtar profesionist të hokejit mbi akull, pasi ai gjoja ka prekur gjinjtë e tyre në klubin e natës Marite, në Ostersund, në veri të Suedisë.

Por, të martën, hetuesi kryesor, Mikael Lundberg, raportohet të ketë thënë se nuk ka pasur dëshmi se lojtari ka sulmuar femrat, apo se ai i ka prekur ato qëllimisht, transmeton Gazeta Express.

“Është i rëndësishëm fakti në këtë rast se dy femrat kishin gjinj gjigantë”, u ka thënë ai gazetarëve të së përditshmes suedeze Expressen.

“Nuk ka qenë i vështirë kontakti me to. Nëse je i dehur dhe duke u mbështetur mbi dikë… eh, pra, mund ta imagjinoni se si mund të ketë ndodhur kjo”, ka thënë Lundberg.

Edhe transmetuesi suedez SVT ka raportuar se Lundberg u ka thënë gazetarëve të tij se njëra prej vajzave kishte “gjinj shumë të mëdhenj dhe se ka qenë e vështirë të shmanget kontakti me to”.

Ish-kryeprokurori i Suedisë, Sven-Erik Alhem, ka kritikuar ashpër Lundbergun për deklaratat e tij, duke i quajtur ato “tërësisht idioteske”, transmeton Gazeta Express.

“Është absolutisht neveritëse. Një deklaratë sensacionale, do të thosha. E pamatur dhe në kundërshti me ligjin”, ka thënë ai për Expressen. “S’mund të dalësh me spekulimet e tua se sa lehtë mund të ketë qenë prekja e dikujt”, ka shtuar Alhem.

Elisabeth Massi Fritz, avokate në Stokholm dhe aktiviste për mbrotjen e viktimave të përdhunimit, ka thënë për gazetën se madhësia e gjoksit nuk duhet të jetë kurrë faktor lehtësues në rastet e sulmeve seksuale.

“Një femër nuk duhet të fajësohet kurrë për sulm seksual ndaj saj, vetëm sepse ajo gjinj të mëdhenj”, ka thënë ajo.

Next Post
TIRANE/ Bamirësia në krizë dhe modeli i Nënë Terezës

TIRANE/ Bamirësia në krizë dhe modeli i Nënë Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In