• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia shqiptare dhe maqedonase arreston 4 persona për armë, drogë dhe municione

by Java News
04/12/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është finalizuar me sukses një operacion i përbashkët policor me Maqedoninë, ku në pranga kanë rënë katër shtetas.

Në kuadër të një bashkëpunimi të suksesshëm midis autoriteteve policore Maqedonase, Sektorit për  Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë  e Policisë së Shtetit, Specialistëve të Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, u finalizua një operacion i përbashkët antidrogë, synimi i të cilit ishte goditja e një grupi të strukturuar kriminal  në fushën e trafikimit dhe mbajtjes të lëndëve narkotike, shkruan express.

Më datë 03.12.2016 nga ana e autoriteve Maqedonase, në brendësi të territorit të tyre, u konstatuan dy automjete, konkretisht mjeti tip “Mercedes -Benz” me targë AA 584 MZ në pronësi të shtetasit Reviol Capo, brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Erand Malo dhe Ervis Dushi.

Si edhe mjeti tip “Volvo” me targa AA 484 IR në pronësi të shtetasit Arben Bashllari, 53 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit  që shërbimet policore maqedonase ushtruan tek automjeti i këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 15-kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.Bashllari u kap dhe arrestua në kushtet e flagrancës nga autoritetet maqedonase, ndërsa tre shtetasit që ndodheshin në automjetin tjetër u shoqëruan dhe më pas u deportuan, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Si rezultat i bashkëpunimit, mirëkoordinimit të veprimeve dhe vijimit të hetimeve lidhur me këtë rast,  shërbimet tona policore,  ushtruan kontroll në banesat e shtetasve të deportuar. Konkretisht në ambjentet e banesës të shtetasve Erand dhe Ernik Malo,(vëllezër)  në fshatin Buçimas, të rrethit Pogradec, u gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale :

3  pako me peshë 10 KG, lëndë e dyshuar si narkotike  “Cannabis Sattiva”

1 krëhër automatiku me 27 fishekë të kalibrit  7.62 mm

Në kushtet e flagrances u arrestuan katër shtetasit e mëposhtëm :

·  Erand dhe Ernik Malo, 25 dhe 19 vjeç (vëllezër) nenet 283/2 dhe 278/3.

· Ervis Dushi, 29 vjeç, të tre banues në fshatin Buçimas- Pogradec, neni 283/2.

· Reviol Capo, 31 vjeç, banues në Pogradec, neni 300 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre, lëndën narkotike të poseduar synonin ta trafikonin drejt shtetasit maqedonas.

Materialet  në ngarkim të tyre i kaluan  Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprat penale:  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”dhe “Moskallëzimi i Krimit” parashikuar nga nenet 283/2 ;278/3; dhe 300 të Kodit Penal.

Next Post
Rregullat e reja, ja procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Publikohet Foto e mashtruesit që shiste disa herë të njëjtat apartamente tek Unaza e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In