Një konflikt mes disa të rinjsh ka rrezikuar që të përshkallëzohej në pasoja fatale.
Policia e Lezhës bëri arrestimin në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë dy persona të tjerë.
Ata u konfliktuan me njeri tjetrin me mjete të forta, në qytetin e Lezhës, për motive që mbeten për tu sqaruar.
Në sajë të ndërhyrjes në kohë të policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, i cili mund të rezultonte me pasoja fatale.
Sakaq policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë.
Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.
/a.rada