Policia Rrugore vijon monitorimin me makinën inteligjente në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka vijuar monitorimin me makinën inteligjente, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.
Monitorimet e qarkullimit rrugor vijojnë edhe në akset rrugore nacionale dhe rrugët urbane në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, duke përdorur radarë që punojnë edhe natën, kamera dhe makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, makina inteligjente ka konstatuar 195 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 126 deri në 150 km/h në kulmin e trafikut të automjeteve dhe të prezencës së lagështirës në rrugë, shpejtësi që ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Nga verifikimet ka rezultuar se:
•45 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë, shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;
•18 të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 129 km/h deri në 150 km/h;
•39 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.