Një sasi lënde narkotike e llojit kanabis është gjetur në ambientet e burgut të Durrësit.
Policia informon se janë sekuestruar 14 gramë kanabis sativa, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka arritur ta fusë brenda në burg.
“Më datë 24.01.2018, në ambientet e IEVP-së Durrës, u gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, 14 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 283/1 e 324/a të Kodit Penal” informon policia.
a.ç