14 fanella të përfaqësueses së Kolumbisë janë sekuestruar nga autoritet vendase në aeroportin e kryeqytetit Bogota, pasi brenda tyre ishte fshehur një sasi e madhe kokaine. Fanellat kishin si destinacion qytetin e Groningenit, në Holandë
Fanellat ishin përzier me të tjera veshje tradicionale kolumbiane. Fakt interesant është se fanellat janë të njëjta me ato që kolumbianët po përdorin në Botëror. Policia ka shpjeguar se me anë të një procesi kimik, trafikantët e përziejnë drogën me veshjen dhe më pas e çlirojnë prej saj pa humbur asnjë gram.
ma.me