• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia Rrugore me dorë të fortë, në 1 muaj u hiqen pikët 1000 shoferëve

by Java News
18/01/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veç gjobave për shkelje të Kodit Rrugor përgjatë dy viteve të fundit, afro 1000 shoferë çdo muaj janë penalizuar dhe me heqie pikësh në patentat e tyre.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht raportin e Drejtorisë së Transportit Rrugor në vend ku rezulton se prej prill 2015 deri më 31 dhjetor 2018 janë marrë 29 370 vendime për heqie pikësh në patentat e shoferëve të penalizuar për shkeljet.

Me ndryshimet e kodit rrugorë në vend prej 16 prill 2015 është në fuqi dhe sistemi i vlersimit për drejtuesit e mjeteve me anë të pikëzimit, sistem ky që aplikohet në vëndet e bashkimit europian. Po edhe këto masa ndëshkuese thuajse nuk kanë stepur aspak shkelësit e Kodit Rrugor apo sjellies në rrugë pasi nga kjo shifër rezulton se 1 487 drejtues mjetesh janë penalizuar nga dy apo tre here me heqie pikësh çka tregon se ata përsërisin të njëjtat gabime.

Por si funksionon sistemi i pikëzimit për patentat që përdorim shoferët?
Sipas drejtorisë së transportit rrugorë të gjithë shoferët që kanë një patent të marrë para hyrjes në fuqi të kodit të ri më 16.4.2015 kanë përfituar automatikisht 20 pikë. Ndërsa të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëhen pjesë e regjistrit kombëtar të drejtuesve të mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh ju jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri.

Ky sistem që nis me 20 pikë fuknsionon me ulje dhe ngritje të pikëve sipas sjellies së shoferëve. Vendimet për heqje pikësh në lejedrejtimi merren nga policia e shtetit dhe hidhen në sistem po nga policia e cila veç gjobave në vlerën momentare aplikon dhe heqien e piëkvë dhe në rastet ekstreme pezullimin e patentave nga 1 muaj deri në 6 muaj duke aplikuar po ashtu heqie pikësh.

Përveç rastit të humbjes së plotë të pikëve, mungesa e shkeljes së një neni të normave të sjelljes, e cila mund të çojë në zbritje pikësh, për një periudhë prej dy vjetësh, shoqërohet me dhënien e një sasie pikësh bonus. Kur mbajtësi i lejedrejtimit ka më pak se njëzet pike, numri i pikëve i shkon në njëzet.
Kur mbajtësi i lejedrejtimit ka jo më pak se njëzet pikë, i jepet një kredit prej dy pikësh me kusht qe totali i pikëve te mos kaloje tridhjetë pikësh.

Pas humbjes totale të pikëve apo heqjes së lejedrejtimit, rimarrja e lejedrejtimit bëhet me anë të provimit të kualifikimit teorik në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin mbajtësi i lejedrejtimit, pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit. Mbajtësi i lejedrejtimit plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, në DRSHTRR, pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

Edhe ky sistem i cili penalizon mbajtësit e një patente me pikë, ka të drejtë të rifitojë pikët duke u ritestuar me provimin për marrjen e pikëve të hequra.
ReportTv zbardh dhe kriteret e testit për të rifituar pikët e hequra ku Mbajtësi i lejedrejtimit dorëzon: dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit; mandat pagesën për regjistrim dhe hyrje në provën e teorisë.

Çdo kërkesë e paraqitur nga shoferët që janë penalizuar merret nga një specialist i drejtorisë së transportit rrugorë i cili verifikon totalin e pikëve të hequra dhe vendimin e policisë për heqiein e lejedrejtimit si dhe afatin e pezullimit të lejedrejtimit. Pas këtyre verifikimeve shoferët pajisen me një leje provizore për 30 ditë për të pasur të drejtën e qarkullimit me mjetet e tyre.

Apikanti testohet për njohuritë mbi kapitullin V “Normat e sjelljes” të Kodit Rrugor. Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 30, koha maksimale – 30 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 3. Pas fitimit të provimit të kualifikimit teorik, aplikantit, i rikthehet lejedrejtimi ekzistuese. Me fitimin e provimit të kualifikimit teorik sasia e pikëve të lejedrejtimit bëhet 20.

Por në rast se qytetari nuk e fiton provimin e kualifikimit teorik, atëherë ai ka të drejtë të pajiset me “LEJE” tjetër, kundrejt pagesës përkatëse. E kontaktuar nga ReportTv drejtoria e transportit rrugorë dhe policia rrugore deklaruan se drejtuesit e mjeteve apo çdo qytetar që mban një patentë të marrë para apo pas 16 prill 2015 mund të kontrollojë numrin e pikëve nëpërmjet portalit e-Albania duke hyre me një llogari personale.

Penalitetet me pikë 16 Prill 2015-31 Dhjetor 2017

29370 vendime për heqje pikësh;

27816 drejtues mjetesh me vendime për heqje pikësh;

1487 drejtues mjetesh me ripërsëritje vendimesh për heqje pikësh

Raport.tv

 

Next Post
Hamsik: Titulli i Serie A është synimi ynë kryesor

Hamsik: Titulli i Serie A është synimi ynë kryesor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com