Pas një sërë aksidentesh në Korçë, policia e qarkullimit rrugor ka shtuar patrullat dhe masat ndaj drejtuesve të mjeteve.
Gjatë 1 jave, sipas statistikave, janë arrestuar 15 drejtues mjetesh të cilët kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe po ashtu pa leje drejtimi. Rreth 20 mjete janë bllokuar, përfshirë këtu makina dhe motorra pa dokumentacionin e duhur.
Ndërsa përsa i përket gjobave, numri i tyre brenda një jave ka arritur në 1100. Gjatë këtij muaji, fatmirësisht ka patur vetëm 3 aksidente me të lënduar, ndërsa kontrollet janë shtrirë përgjatë gjithë qarkut, duke vendosur edhe radar në akset nacionale.
/s.f