• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Policia që nuk duam!

by Bledi Lumani
15/03/2017 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Bledi Lumani

Largimi i Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, përveç tronditjes politike, shkaktoi edhe një “tronditje” tjetër: Atë të policisë.

Dje në televisione dhe portale transmetohej gjithë ditën, pritja “emocionuese” e punonjësve të policisë, që përcillnin me mallëngjim, atë që e konsideronin si “ministrin më të suksesshëm”.

Banderola, duartrokitje, ndonjë lot tek tuk, madje edhe një dron me fjalën “faleminderit”.

Drejtoria e Policisë së Fierit arriti deri aty, sa publikoi edhe letrën e një punonjësi policie, që tregonte se çfarë suksesesh kishte arritur Tahiri në këto vite si ministër.

Ma merr mendja që as vet Saimir Tahiri nuk e priste një përcjellje të tillë.

Vetëm se një show i tillë mund t’i shkonte për shtat një organizate politike, jo një institucioni të pavarur dhe të depolitizuar, siç është Policia e Shtetit.

Nën drejtimin e Tahirit, është e vërtetë që policia ka marrë një pamje më qytetare dhe më civile.

Ka fytyra të reja, të sjellshme dhe të komunikueshme, ndryshe nga dhuna dhe arroganca e mëparshme e punonjësve të policisë.

Ka dhe rritje të zbulueshmërisë së krimit (sipas statistikave të vet policisë) dhe sot është më e vështirë që policët të korruptohen, për shkak edhe të kamerave dhe kontrolleve.

Por është po aq e vërtetë, se shumë drejtues policie përfliten se kanë bashkëpunuar dhe janë paguar nga trafikantët e drogës, për të lejuar mbjelljen e qindra parcelave me hashash.

Disa prej tyre janë proceduar nga ana e Prokurorisë.

Është po aq e vërtetë se në këto vite kanë ndodhur disa vrasje tronditëse për shoqërinë, madje në mes të ditës dhe në mes të Tiranës.

Mjafton të përmendet këtu ajo e Artan Santos, vrasësit e të cilit ende sot e kësaj dite janë të lirë.

Dhe duket se nuk do të kapen kurrë!

Është po aq e vërtetë gjithashtu, që Policia e Shtetit mbetet ende e politizuar.

Vetë shfaqja e djeshme është një provë e kësaj gjëje.

Sa që nga fraza e famshme e Tahirit “policia që duam”, ajo u kthye në një polici që s’duam!

Se sa i suksesshëm qe Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm, këtë do e vlerësojë koha.

Por largimi i tij tregoi të paktën një gjë, se policia ende nuk është çliruar nga vargonjtë politikë.

Gjë që ka pak gjasa të ndodhë edhe për shumë kohë!

Next Post
Lista e gjatë e klubeve të mëdha që kërkojnë Verratin

Verrati objektivi kryesor i Barcelonës, ja dy opsionet në rast dështimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In