• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia po zhvillon hetime intensive për të zbuluar e arrestuar dhunuesit e Arbana Xharrës

by Java News
14/05/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ende s’i ka arrestuar e madje as identifikuar autorët e sulmit ndaj anëtares se PDK’së, Arbana Xharra. Në një përgjigje për Express, Policia ka sqaruar se është duke kryer hetime intensive për të zbuluar autorët e sulmit.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, është duke vazhduar me hetime intensive drejt zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Arbana Xharra ishte rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në mbrëmjen e së premtes, pasi ishte kthyer nga një debat televiziv në Tiranë. Ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pasi kishte marrë ndihmën mjekësore ishte lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Ish-kryeredaktorja e “Zërit” ka hyrë në Partinë Demokratike të Kosovës një ditë para se Kuvendi të shkarkonte Qeverinë e koalicionit PDK-LDK.

Me shkrimet e saj, Xharra kishte kritikuar PDK’në dhe partitë të tjera, sidomos për temat që kanë të bëjnë me korrupsionin, kapjen e shtetit e ekstremizmin. Kur ajo hyri në këtë parti tha se do t’i shërbejë qytetarëve dhe do të qëndrojë zë kritik brenda PDK’së.

Pavarësisht kësaj, një pjesë e partive opozitare, shoqërisë civile dhe gazetarë lëshuan akuza në drejtim të Xharrës, duke përdorur edhe gjuhë fyese e të urrejtjes ndaj saj. Një pjesë e tyre reaguan edhe pasi Xharra u rrahë para banesës së saj. Sa ishte në gazetari, Xharra kishte marrë Çmimin Ndërkombëtar për Gra të Guximshme nga Sekretari Amerikan i Shtetit për shkrimet e saj ndaj korrupsionit dhe ekstremizmit.

Për shkak të qëndrimeve të saj, Xharra disa herë ishte kërcënuar, madje, dikush ia pati shkruar edhe një kryq me ngjyrë të kuqe, afër derës së banesës. Pas sulmit ndaj Xharrës, zyrtarët e PDK’së organizuan një konferencë për media, ku thane se sulmi ndaj zyrtares së partisë ishte i menduar dhe i mirë organizuar./GazetaExpress/ma.me

Next Post
Rama ironizon Bashën në rrjetin social nëpërmjet fotove

Rama ironizon Bashën në rrjetin social nëpërmjet fotove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In