• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia pezullon 905 leje drejtimi brenda muajit janar: Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 1800 gjoba

by Java News
24/01/2020 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si rezultat e kontrolleve të pandërprera me radar nga Policia Rrugore, që prej fillimit të vitit 2020 e deri ditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Rugore, bëhet me dije se gjithashtu janë vendosure dhe 1845 masa administrative për shpejtësi mbi limitin e lejuar, në kuadër të zbatimit të planit të masave “Tispol 2020”, për shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Edhe në qarqet ku nuk ka radarë, qarkullimi monitorohet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, e cila ushtron kontrolle të befasishme. Pezullimi i lejeve të drejtimit u bënë përkatësisht në qarqet: 280 nga Policia Rrugore e Tiranës; 214 nga Policia Rrugore e Durrësit, 135 Policia nga Policia Rrugore e Lezhës dhe 276  nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.

Drejtoria e Policisë Rrugore

905 leje drejtimi të pezulluara për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara, si edhe 1845 masa administrative të vendosura, po për shpejtësi mbi limitin e lejuar.

Në zbatim të planit të masave “Tispol 2020”, për shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, në të gjithë vendin kanë vijuar dhe do vijojnë kontrollet me radar, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët nacionale dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë Trucam dhe Petrol, të koaliduar konform normave dhe rregullave të vendeve të BE-së.

Edhe në qarqet ku nuk ka radarë, qarkullimi monitorohet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, e cila ushtron kontrolle të befasishme.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera me radar, nga data 1 janar 2020 e deri mesditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në dyfish mbi normën e lejuar, nga këto:

280 nga Policia Rrugore e Tiranës;

214 nga Policia Rrugore e Durrësit;

135 Policia nga Policia Rrugore e Lezhës;

276 nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore që ka operuar në disa qarqe të vendit, si në Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan e Gjirokastër.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin janë vendosur 1845 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit.

Policia Rrugore do të shtojë më tej masat gjatë fundjavës dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

g.kosovari

Next Post
Abuzimet me pronat në Vlorë/ Gjykata dënon me 5.4 vite burg biznesmeni

Abuzimet me pronat në Vlorë/ Gjykata dënon me 5.4 vite burg biznesmeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In